U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e martë, 28 qershor 20160

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Shkolla Politike organizoi Seminarin e tretë me temën Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare. Seminari trajtoi tema si: marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet shumëpalëshe në mes shteteve në Ballkan, të ardhmen Evropiane të Rajonit dhe procesin e zgjerimit, Politikën e Jashtme të shtetit të Kosovës si dhe rolin e SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë në Ballkan.

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në e premte, 24 qershor 20160

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci

Me rastin e ditës mbyllëse të Forumit Botëror për Demokraci në Strasburg, gjenerata e 17 e Shkollës Politike të Prishtinës është çertifikuar nga Këshillii i Evropës, përmes Sekretares së Përgjithshme Marija Pejčinović Burić.

Prej 6- 8 Nëntor përpos angazhimeve brenda Forumit Botëror për Demokraci ku kemi diskutuar për informacionin, median dhe demokracinë, Shkolla Politike ka vizituar Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, për të njohur nga afër punën e këtyre institucioneve.

Pjesëmarrësit gjithashtu kanë pasur rast për rrjetëzim dhe krijim kontaktesh me Shkollat Politike të 21 vendeve tjera, si dhe pjesëmarrësit tjerë në këtë ngjarje. Forumi Botëror për Demokraci shënon kompletimim e cikleve të programeve të Shkollës Politike për këtë gjeneratë.⁣

Previous Article U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’
Next Article Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018
Print
31075 Rate this article:
No rating
Viti i publikimit
  • 2019