e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First192021222324252628
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan:

Parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera

Aftësi kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale

Modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike

Si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin

Mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët

I falënderojmë kontribuesit tanë të jashtëzakonshëm:

Neritan Sejamini – Ekspert i Komunikimit Politik

Valon Kurhasani – Ekspert i Lidershipit

Xhemajl Rexha – Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Kreshnik Gashi – Kryeredaktor i KALLXO.com

Ky trajnim/seminar shënoi një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së liderëve të rinj për t’u angazhuar me përgjegjësi në jetën publike dhe për të forcuar dialogun demokratik në Kosovë. Ky trajnim u organizua me mbështetjen e Demo Finland dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës. Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.

Previous Article Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë
Next Article Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive
Print
1325 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025