e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

RSS
First2021222324252628
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli me sukses Seminarin për Drejtësinë Tranzicionale dhe Ndërtimin e Paqes, mbajtur në kuadër të Programit të Shkollës së Politikës. Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi teoritë e drejtësisë tranzicionale, mekanizmat praktikë të saj, si dhe përvojat rajonale, duke reflektuar mbi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Dita e parë e seminarit u fokusua në konceptet themelore dhe mekanizmat e drejtësisë tranzicionale, si kërkimi i së vërtetës, llogaridhënia, reparacionet dhe reformat institucionale. Në sesionin e parë, z. Besart Lumi mbajti ligjëratën “Të kuptuarit e drejtësisë tranzicionale: Eksplorimi i mekanizmave për paqe dhe pajtim,” duke ofruar një pasqyrë të gjerë mbi mënyrën se si shoqëritë pas konfliktit mund të përballen me trashëgimitë e dhunës dhe padrejtësisë, duke ndërtuar një kulturë të bashkëjetesës dhe pajtimit.

Dita e dytë solli diskutime më të thelluara dhe analiza praktike mbi proceset e drejtësisë tranzicionale në Kosovë. Sesioni i parë, “Historia, kujtesa dhe ballafaqimi me të kaluarën,” ofroi një kronologji të zhvillimeve historike dhe një analizë të faktorëve shoqërorë e politikë që çuan në konfliktin e armatosur dhe në krijimin e jetës paralele në vitet ’90.

Në sesionin vijues, z. Bekim Blakaj udhëhoqi diskutimin mbi “Navigimin e drejtësisë dhe pajtimit,” duke trajtuar dimensionet praktike të dokumentimit, kujtesës dhe llogaridhënies ligjore. Më pas, z. Korab Krasniqi theksoi rëndësinë e memorializimit të viktimave përmes ekspozitave, monumenteve dhe artit publik, duke adresuar sfidat që shoqërojnë përpjekjet për zbardhjen e krimeve të luftës.

Në përmbyllje të ditës, znj. Anna Di Lellio dhe znj. Garentina Kraja prezantuan librin “The Strongest Link: An Oral History of Conflict-Related Rape Survivors in Kosovo.” Sesioni u fokusua në heshtjen dhe stigmën që rrethon të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe në traumën e vazhdueshme që prek brezat edhe më shumë se dy dekada më vonë.

Dita e tretë, e mbajtur më 19 tetor, përmbylli seminarin me dy sesione frymëzuese. Znj. Serbeze Haxhiaj foli mbi sfidat dhe praktikat e mira në raportimin e çështjeve të ndjeshme, duke theksuar rëndësinë e balancës profesionale dhe qasjes së bazuar te viktimat në gazetari. Në sesionin e fundit, Dr. Nataša Kandić ofroi një perspektivë rajonale mbi drejtësinë tranzicionale në hapësirën post-jugosllave, duke u fokusuar në punën e Rrjetit për Pajtimin RECOM. Diskutimi përfshiu përpjekjet për ndërtimin e një procesi rajonal dhe faktik të rrëfimit të së vërtetës mbi krimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë konflikteve të viteve ’90.

Me sesionin e Dr. Kandić, seminari u përmbyll me sukses, pas tri ditësh të mbushura me reflektime, diskutime të hapura dhe shkëmbim përvojash ndërmjet pjesëmarrësve dhe ligjëruesve.

PIPS falënderon të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për energjinë, idetë dhe kontributin e tyre gjatë gjithë seminarit.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e projektit rajonal “Mbështetje e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor,” i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Next Article Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)
Print
240 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025