Aktivitetet më të shikuara
Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"
Më 13 Shtator PIPS ka mbajtur diskutimin e mbyllur mbi temën "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" me akterë nga qeveria, opozita dhe ekspertë të fushës.
Kjo ngjarje solli në tavolinë pikëvështrimet e palëve rreth marrëveshjeve SEFTA dhe Open Balkan, dhe ballafaqoi qëndrimet e akterëve kyçë për të matur mundësinë për një qëndrim të unifikuar të akterëve rreth marrëveshjeve rajonale.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua:
- Artikulimi i pozicioneve dhe iniciativës së njëanshme krahas nevojës për krijimin dhe përforcimin e aleancave ndërshtetërore dhe moscënimin e humbjes së aleatëve strategjikë;
- integrimi rajonal si përgjigje ndaj ngecjes së integrimit evropian të rajonit dhe siguria e partneriteve rajonale pa barazinë e palëve në tavolinë dhe ballafaqimin me të kaluarën;
- tendenca për të parë integrimin evropian si ekskluzivisht të ndarë prej marrëveshjeve dhe integrimit rajonal;
- nevoja për komunikim të brendshëm dhe maturi në mbrojtjen e interesave shtetërore duke pasur parasysh kontekstin politik në vend dhe rajon.
Programet | |
Viti i publikimit | |