Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021 e premte, 12 nëntor 20210

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021

Edhe këtë vit Shkolla Politike e Prishtinës ka kënaqësinë të jetë pjesë e World Forum for Democracy / Forum mondial de la Démocratie.

Nga Shkolla jonë po marrin pjesë Blin Berdoniqi, Shpetim Shujaku, Mrika Nikqi dhe Valmira Morina.

Forumi po organizohet të dhjetën herë me rradhë në premisat e Këshillit të Evropës në Strasburg gjatë 8 - 10 Nëntor 2021.

Me temën "A mundet demokracia ta shpëtojë mjedisin?" forumi përmban seanca plenare dhe diskutime që trajtonë tema si: ndërmarrësinë e gjelbër, kuvendet e qytetarëve për klimën, drejtësinë mjedisore, qytetet e qëndrueshme, të drejtat e njeriut për mjedisin, komunitetet në ruajtjen e mjedisit, partneritetet publike-private për mjedisin dhe edukimin mjedisor.

Shkolla Politike e Prishtinës poashtu pati mundësinë të vizitojë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Politike vizituan edhe Konsulatën e Kosovës në Strasburg dhe u pritën nga ambasadorja, znj. Mimoza Ahmetaj.
Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19 e hënë, 1 nëntor 20210

Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

Impakti i pandemisë COVID19 në aspektin socio-ekonomik dhe në aspektin politik me OShC, medie, përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të odave kosovare etj. Këto ishin temat që u trajtuan në dy fokus grupet e fundit nga PIPS, të financuara nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.

PIPS do të botojë dy studime të politikave për këto aspekte të ndikimit me të dhëna të dala nga këto fokus grupe poashtu.
Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë" e martë, 26 tetor 20210

Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

Më 26 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë".

Diskutimi mblodhi politikan, ish-ambasador e ndër të pranishmëve ishte dhe znj. Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Të pranishmit diskutuan rreth cështjes së normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mundësive të krijimit të besimit mes dy shteteve.

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian e enjte, 21 tetor 20210

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka startuar me programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër to Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.
Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re" e premte, 15 tetor 20210

Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"

Më 14 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane II", gjatë së cilës u prezantua edhe publikimi jonë i fundit "Fillimi i një ERA të Re!"

Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE dhe reformat e nevojshme për Kosovën, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë prandaj ky publikim paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.
RSS
First2345791011Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Konferenca Vjetore e Shkollës Politike dhe Përmbyllja e Vitit Akademik 2016
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Konferenca Vjetore e Shkollës Politike dhe Përmbyllja e Vitit Akademik 2016

Më 19 dhjetor 2016, PIPS ka mbajtur konferencën vjetore të Shkollës Politike si dhe përmbylljen e vitit akademik 2016 për gjeneratën e 14-të. Tema kryesore e kësaj konference ishte: "Sfidat e demokracisë dhe komunikimit politik në vitin 2016: Si të vazhdohet tutje?". Konferenca u fokusua në zhvillimet kryesore politike, ekonomike, dhe sociale në vend gjatë vitit 2016 dhe sfidat të cilat e presin Kosovën në vitin 2017. Këto çështje u adresuan nga një panel i përbërë nga figura të rëndësishme të jetës politike dhe civile në Kosovë, të cilët janë edhe ish pjesëmarrës dhe kontribues në Shkollën Politike: Leonora KRYEZIU, Gjylieta MUSHKOLAJ, Shpend AHMETI, Valon MURATI, Uran ISMAJLI, Ardian GJINI, Dastid PALLASKA, Laura KRYEZIU dhe Petrit ZOGAJ.

Previous Article Tryeza "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritjet" dhe lansimi i raportit "ERA e Ngecjes"
Next Article Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"
Print
21935 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2016