Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të e mërkurë, 13 prill 20220

Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të

Përmbyllet me sukses seminari i I-rë i Gjeneratës së 20-të të Shkollës Politike!

Gjatë datave 1,2 dhe 3 prill, PIPS mbajti seminarin e I-rë me gjeneratën e 20-të të Shkollës Politike me temën “Shteti dhe Shoqëria”, e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime të frytshme si dhe debate dhe punë në grupe. Shkolla Politike ishte me fat të kishte pjesë së saj ligjërues me tema të ndryshme si: Dr. Fisnik Korenica (Shteti si kornizë themelore e jetës politike: Shtetndërtimi dhe sovraniteti), Dr. Lumir Abdixhiku (Zhvillimi Politik), Dr. Gëzim Krasniqi (Marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe Shoqërisë), Dr. Ramadan Ilazi (Zbërthimi i konceptit të shtetit në kontekstin e studimeve të paqes dhe konfliktit), Prof. Iain McMenamin (Përcaktimi, matja dhe luftimi i korrupsionit), Dr. Seb Bytyçi (Institucionet në vendet në transformim), Dr. Bernard Nikaj (Procesi i Integrimit Evropian) dhe Dr. Gëzim Visoka (Paqendërtimi dhe drejtësia tranzicionale).

Gjenerata e 20-të solli një frymë dhe dinamikë të re në Shkollën Politike.
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË e martë, 28 dhjetor 20210

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e njëzetë (20).

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës.


KUSH MUND TË APLIKOJË?⁣⁣
⁣⁣
Kandidatët të cilët mund të aplikojnë për të vijuar programin e Shkollës Politike duhet të plotësojnë kriteret:⁣⁣

 Përfaqësues të partive politike, institucioneve publike, medias, OJQ dhe biznesit;⁣⁣
 Të ketë diplomuar së paku në nivelin Bachelor;
 Njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme;⁣⁣
 Të mos ketë tejkaluar moshën 40 vjeçare;
 Qytetarë të Republikës së Kosovës;
 Aktiv dhe aspirues për tu veçuar në fushën e tyre të veprimit.

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin online përmes: http://pips-ks.org/apliko/

AFATI PËR APLIKIM ËSHTË DERI MË 21 JANAR 2022.
Punëtoria "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta" e hënë, 13 dhjetor 20210

Punëtoria "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta"

Në bashkëpunim me Qendrën për Dialog Humanitar PIPS ka mbajtur punëtorinë "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta" prej 11-12 Dhjetor, me të rinjë nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë, secili nga profesione dhe fusha interesi të gjithfarëllojshme.

Punëtoria u hap me fjalimet përshëndetëse nga Zëvëndëskryeministrja Znj. Emilija Redžepi dhe Ministri Z. Elbert Krasniqi.

Me Dr. Ramadan Ilazi si fasilitues i punëtorisë pjesëmarrësit janë angazhuar në punë në grupe të veçanta të cilat e kanë fokusin në: sigurinë fizike, ekonomike, sociale-administrative dhe kulturore.

Së bashku pjesëmarrësit kanë skicuar sfidat kryesore brenda këtyre fushave, kanë identifikuar akterët kyçë dhe kanë dhënë zgjidhje për adresimin e këtyre sfidave.

Përmes aktiviteteve të rradhës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t'i prezantojnë këto të gjetura para institucioneve kyçe.
Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm? e mërkurë, 8 dhjetor 20210

Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm?

PIPS ka mbajtur diskutimin e rradhës në kuadër të Resilient Community Program (konzorcium me Advocacy Training and Resource Center - ATRC, PEN - Peer Educators Network dhe BIRN) mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe USAID.

Në panel morrën pjesë Znj. Ganimete Gërbovci nga Ministria e Punëve të Brendshme, Znj. Adelina Ahmeti nga BIRN Kosovo, dhe Z. Skënder Përteshi nga Kosovar Center for Security Studies - KCSS.

Ky diskutim adresoi në thelb kombinimin e masave të ndryshme të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, duke mos lënë anash pikëpamjet nga ana e medieve dhe shoqërisë civile.

Diskutimi tregoi se adresimi i këtij fenomeni nga institucionet e Kosovës është duke rezultuar me sukses. Institucionet e Kosovës ofrojnë mbështetje sociale për këtë grup.
PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës e martë, 7 dhjetor 20210

PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës

Angazhimi ynë në analizën e politikës së jashtme dhe diplomaci është shënuar me arritjen e radhës.

Më 6 Dhjetor 2021 znj. Leonora Kryeziu, Drejtoreshë e PIPS dhe z. Sabri Kiçmari, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
RSS
First2345791011Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

Impakti i pandemisë COVID19 në aspektin socio-ekonomik dhe në aspektin politik me OShC, medie, përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të odave kosovare etj. Këto ishin temat që u trajtuan në dy fokus grupet e fundit nga PIPS, të financuara nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.

Në fokus grupin e parë, "Ndikimi socio-ekonomik i pandemisë COVID19 në Kosovë", u diskutuan politikat e ndërmarrura nga qeveritë e Kosovës, ndikimi i tyre, efikasiteti dhe pasojat e këtyre politikave në shoqërinë kosovare.

Në fokus grupin e dytë "Ndikimi politik i COVID19 në OShC dhe Media", gjithashtu u diskutuan efektet e pandemisë dhe masave në organizatat e shoqërisë civile dhe medieve. Për me tepër, u përmendën edhe efektet në fushat si shëndetësia, drejtësia duke inkuadruar respektimin e të drejtave të njeriut.

PIPS do të botojë dy studime të politikave për këto aspekte të ndikimit me të dhëna të dala nga këto fokus grupe poashtu.
Previous Article Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"
Next Article Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë
Print
26110 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2020