Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme)

Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme)

2 korrik 2023

Seminari III-të i Shkollës Politike u përmbyll me sukses në Prishtinë! Ishte një fundjavë e mbushur me diskutime interaktive, ligjërata me përmbajtje interesante dhe socializim! Temat kryesore të shtjelluara në këtë seminar ishin Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme, duke përfshirë sigurinë kibernetike për herë të parë në Shkollën Politike.


Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo dhe Këshillin e Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike. Pa përkushtimin e tyre, ky seminar nuk do të ishte i mundur.
e diel, 2 korrik 2023/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (2298)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të

Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të

25 maj 2023

Seminari i Dytë i Shkollës Politike 2023 u përmbyll me sukses këtë vikend në Durrës! Fundjava ishte e mbushur me diskutime të thella, ligjërata interesante dhe punë energjike në grupe!

I shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Këshillit të Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike.

Lexo më shumë informata rreth seminarit brenda artikullit.
e enjte, 25 maj 2023/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (5716)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)

DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)

24 maj 2023

Samiti i Këshillit të Evropës në Rejkjavik përcaktoi orientimin e organizatës në sfidat e reja për demokracinë.

Krerët e 46 vendeve anëtare të organizatës u dakorduan në:

*krijimin e mekanizmit të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse në Ukrainë;
* aderimin e Bashkimit Evropian në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
* standarde të reja për të mbrojtur të drejtat e njeriut në epokën dixhitale online dhe offline, veçanërisht në lidhje me inteligjencën artificiale;
* njohjen politike të së drejtës për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm si një e drejtë e njeriut;
* promovimin e të drejtave sociale në Evropë përmes Kartës Sociale, etj.

Lexo më shumë brenda aktivitetit.
e mërkurë, 24 maj 2023/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (5582)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars

20 mars 2023

Shkolla e Politikës 2023 ka filluar me seminarin e parë për këtë gjeneratë!

Dita jonë e parë përbëhej nga leksione frymëzuese nga studiues të njohur në fushat e tyre si Dr. Gëzim Krasniqi (Universiteti i Edinburgut), Profesor Oliver Richmond (Universiteti i Mançesterit) dhe Dr. Ermal Hasimja (Shkolla 'Ernest Koliqi' Tirane).

Dita e dytë ishte po aq emocionuese, me një ligjëratë nga Prof. Enver Hasani (Universiteti i Prishtinës) mbi sistemet politike dhe sovranitetin.

Në ditën e fundit, seminarin tonë të parë e përmbyllëm me një bisedë fantastike nga z. Shpend Ahmeti për shtetndërtimin në dritën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosova.

Presim me padurim të ndajmë me ju së shpejti pjesët e tjera të programit!
e hënë, 20 mars 2023/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (5872)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).

20 janar 2023

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).


e premte, 20 janar 2023/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (6770)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

16 dhjetor 2022

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi
“transformimin e gjelbër”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore në Kurbin dhe Suharekë, përfaqësues nga institucionet vendore, biznesi, shoqëria civile dhe media si dhe përfaqësues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik IPA, me qendër në Lezhë.

e premte, 16 dhjetor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (10800)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
245678910Last