Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)
Korrik 2024
Ky raport ofron një analizë të shkurtër të politikës së jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2023, deri më 15 shkurt 2024. Qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të zhvillimet, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politiken e jashtme. Të dhënat e mbledhura përfshijnë deklaratat zyrtare të qeverisë, të dhënat e takimeve diplomatike dhe analizat e angazhimeve ndërkombëtare.
Kapitujt më detajisht flasin për marrëdhëniet bilaterale apo dypalëshe, njohjen diplomatike dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, integrimin euroatlantik, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe performancën e MPJD-së së Kosovës gjatë vitit 2023.
Gjetjet kryesore tregojnë se ka qenë një vit shumë sfidues për Kosovën në arenën ndërkombëtare, i karakterizuar me një proces të komplikuar të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi, acarime të marrëdhënieve me aleatët strategjik kryesor, masat 'ndëshkuese' nga Bashkimi Evropian, sfidat në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe moslëvizja në sferën e njohjeve të reja, si dhe sfidat e brendshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ky raport u mbështet nga Konrad Adenauer Stiftung - KAS (zyra në Kosovë).
Programet | - Politika e jashtme
- Integrimi evropian
- Qeverisja cilësore
|
Viti i publikimit | |