Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të)
Dhjetor 2025
Këto tre policy briefs, të punuar nga grupi i Shkollës Politike – Gjenerata 23, adresojnë disa nga sfidat më kritike të Kosovës sot: shfrytëzimin e EU Growth Plan si katalizator për reforma dhe integrim evropian, rënien e angazhimit politik të të rinjve përtej zgjedhjeve, si dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit ndaj grave në hapësirën digjitale dhe publike. Së bashku, ato ofrojnë analiza të bazuara në evidencë dhe rekomandime konkrete për forcimin e qeverisjes, pjesëmarrjes qytetare dhe barazisë gjinore.
Roli i EU Growth Facility në avancimin e reformave dhe integrimit
Ky policy brief analizon EU Growth Plan për Ballkanin Perëndimor si një moment kyç për integrimin evropian të Kosovës. Ai shqyrton gatishmërinë institucionale të Kosovës për zbatimin e reformave të lidhura me financimin, identifikon boshllëqet në qeverisje, administratë publike, energji dhe kapital njerëzor, dhe thekson rrezikun e humbjes së fondeve për shkak të mungesës së koordinimit. Briefi argumenton se vetëm përmes reformave kredibile, legjislacionit në kohë dhe projekteve të gatshme për investim, Growth Plan mund të shndërrohet në katalizator të rritjes së qëndrueshme dhe konvergjencës me BE-në.
Rritja e apatisë politike tek të rinjtë në Kosovë
Ky policy brief trajton paradoksin mes potencialit të lartë demografik të Kosovës dhe rënies së angazhimit politik të të rinjve gjatë dekadës së fundit. Ai analizon mungesën e aktivizmit qytetar dhe mobilizimit kolektiv përtej zgjedhjeve, në kontrast me zhvillimet në vendet e rajonit. Përmes një analize të faktorëve socio-ekonomikë, institucionalë dhe të besimit publik, briefi identifikon shkaqet strukturore të apatisë politike dhe propozon masa konkrete për rritjen e pjesëmarrjes aktive dhe domethënëse të të rinjve në jetën publike.
Gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi ndaj grave në Kosovë
Ky policy brief analizon se si zgjerimi i komunikimit digjital ka rritur ekspozimin e grave, veçanërisht atyre në politikë, media dhe aktivizëm, ndaj sulmeve të targetuara, dezinformimit dhe narrativave seksiste. Duke u bazuar në raporte vendore dhe ndërkombëtare, briefi identifikon sfidat strukturore që minojnë pjesëmarrjen e grave në hapësirën publike dhe forcojnë pabarazitë gjinore. Dokumenti ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e sigurisë digjitale, rritjen e llogaridhënies institucionale dhe ndërtimin e një hapësire publike më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.
Të tre policy briefs janë shkruar nga pjesëmarrësit e Gjeneratës 23 të Shkollës Politike, dhe PIPS falënderon për kontributin e tyre Anila Ademi, Alma Bajramaj, Artiola Babuni, Shend Blaku, Ridona Berisha, Sara Dumani, Donjeta Jashari, Leke Morina, Gojart Sejdiu dhe Ardita Zeqiri, si dhe rishikuesit Butrint Berisha dhe Ilir Deda për mbështetjen dhe vlerësimet profesionale.
| Programet | - Politika e jashtme
- Energjia dhe ambienti
- Integrimi evropian
- Qeverisja cilësore
- Shkolla Politike
|
| Viti i publikimit | |