Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike e hënë, 22 shtator 20250

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi e diel, 7 shtator 20250

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi me sukses gjatë fundjavës Seminarin e 4-të të Shkollës Politike, me temën “Dialogu Politik dhe Negocimi: Mjete për Lidership Demokratik.” Ky seminar shërbeu si trajnim dhe punë praktike, me synim forcimin e aftësive të pjesëmarrësve në dialog, negocim dhe udhëheqje demokratike.

Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit eksploruan parimet, praktikat dhe zbatimet konkrete të dialogut politik dhe negocimit si mjete thelbësore për ndërtimin e zgjidhjeve, nxitjen e bashkëpunimit dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta në qeverisje.

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e martë, 29 korrik 20250

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 10 korrik 20250

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e mërkurë, 25 qershor 20250

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

Në javën e dytë mbajtëm një vizitë në Shtërpcë në vendpunimin e hidrocentralit që po ndërtohet. Vizita u mbajt me qëllim të njohjes më nga afër të ndikimit mjedisor të projektit si dhe aspekteve sociale (si mungesa e qytetarëve në konsultime publike) e administrative (parregullësitë me leje) të ndërtimit të hidrocentralit të ri.  Si një shembull i green vs. green (një projekt që tenton prodhimin e pastër dhe të qëndrueshëm të energjisë e në anën tjetër shkakton dëm mjedisor përmes eksternaliteteve) kjo vizitë shërbeu si një pikënisje për gazetarët pjesëmarrës/e që të punojnë shkrimet e tyre me fokus në energji dhe mjedis, në kuadër të këtij projekti. 

Në sesionin e fundit mbuluam këndvështrimet sociale, ekonomike, politike e mjedisore të raportimit, çasjen gjithëpërfshirëse të shkrimeve si dhe më gjerësisht për metodat e dobishme të hulumtimit. 
Kjo punëtori organizohet si pjesë e projektit "Ngritja e kompetencave të gazetarëve kosovarë për cështjet e energjisë dhe mjedisit", i përkrahur nga GIZ.

Previous Article Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike"
Next Article THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS
Print
31689 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2020