Shkolla Politike e Prishtinës në Forumin Botëror për Demokraci 2026 në Strasburg e premte, 6 nëntor 20260

Shkolla Politike e Prishtinës në Forumin Botëror për Demokraci 2026 në Strasburg

Pjesëmarrësit e Gjeneratës së 24-të të Shkollës Politike morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci të Këshillit të Evropës, duke u bërë pjesë e diskutimeve ndërkombëtare mbi të ardhmen e demokracisë, sigurinë demokratike dhe sfidat me të cilat përballen shoqëritë bashkëkohore.

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), së bashku me pjesëmarrësit e Gjeneratës së 24-të të Shkollës Politike, qëndroi në Strasburg të Francës nga 1 deri më 5 nëntor 2026, në kuadër të vizitës së organizuar për pjesëmarrje në Forumin Botëror për Demokraci dhe aktivitetet e Rrjetit të Shkollave Politike të Këshillit të Evropës.

Forumi Botëror për Demokraci, i cili u mbajt më 2 dhe 3 nëntor në ambientet e Këshillit të Evropës, këtë vit u organizua nën temën “Përçarje apo ripërtëritje? Siguria demokratike për të ardhmen” (Rupture or renewal? Democratic security for the future). Edicioni i 14-të i Forumit mblodhi përfaqësues të institucioneve politike, organizatave të shoqërisë civile, akademisë, mediave dhe të rinj nga vende të ndryshme, për të diskutuar mbi gjendjen e demokracisë dhe mundësitë për forcimin e saj përballë zhvillimeve dhe sfidave të reja.

Takim ndërpartiak me asambleistë komunalë: Hapësirat publike në Prishtinë e premte, 30 tetor 20260

Takim ndërpartiak me asambleistë komunalë: Hapësirat publike në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme, PIPS organizoi një takim ndërpartiak me asambleistë komunalë, të fokusuar në gjendjen aktuale të hapësirave publike në Prishtinë, sfidat në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe mundësitë për përmirësim.

Në kuadër të takimit, z. Agron Demi, Drejtor Ekzekutiv i Atlas Institute, dhe z. Leutrim Retkoceri, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, diskutuan mbi sfidat kryesore dhe përgjegjësitë e institucioneve lokale në adresimin e tyre.

Diskutimi me pjesëmarrësit u përqendrua në rolin e asambleistëve, përfshirjen e qytetarëve dhe identifikimin e veprimeve konkrete për përmirësimin e hapësirave publike përmes bashkëpunimit ndërpartiak.

Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike: Parandalimi i abuzimit me substancat narkotike te të rinjtë - 20 tetor e martë, 20 tetor 20260

Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike: Parandalimi i abuzimit me substancat narkotike te të rinjtë - 20 tetor

PIPS zhvilloi sot një takim me të rinjtë e partive politike, të fokusuar në gjendjen aktuale të përdorimit dhe abuzimit me substanca narkotike te të rinjtë, si dhe në mundësitë për parandalimin dhe adresimin e kësaj dukurie.

Në kuadër të takimit, z. Safet Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës “Labyrinth”, mbajti një prezantim mbi shkaqet dhe pasojat e përdorimit të substancave narkotike, si dhe sfidat kryesore në parandalimin dhe trajtimin e këtij problemi.

Diskutimi me pjesëmarrësit u përqendrua në mundësitë e mbështetjes për të rinjtë që kanë nevojë për ndihmë, rolin e institucioneve dhe organizatave përkatëse, si dhe kontributin që mund të japin të rinjtë e angazhuar politikisht në parandalimin e kësaj dukurie.

Vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit të hapave konkretë për bashkëpunim dhe formulimit të rekomandimeve për adresimin e këtij problemi.

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) është krenar të mbështet European Frontline Democracies Network e mërkurë, 14 tetor 20260

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) është krenar të mbështet European Frontline Democracies Network

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) është krenar të mbështet European Frontline Democracies Network, një iniciativë e përbashkët e zhvilluar në bashkëpunim me Fondacionin Forum 2000.

Iniciativa synon të forcojë bashkëpunimin dhe të ndërtojë lidhje të qëndrueshme midis aktorëve të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Evropës Lindore që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian, duke përfshirë Ukrainën, Moldavinë, Armeninë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë. Duke lidhur aktorët demokratikë që përballen me presion autoritar, rrjeti kërkon të nxisë solidaritetin, të shkëmbejë përvoja dhe të forcojë qëndrueshmërinë demokratike në të gjithë rajonin.

Përmes kësaj iniciative, PIPS vazhdon angazhimin e saj për të promovuar vlerat demokratike, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun përtej kufijve.

European Frontline Democracies Network mbështetet nga Fondi i Vëllezërve Rockefeller dhe Qendra Pocantico dhe Fondi Kombëtar për Demokraci.

Seminari i V-të i Shkollës Politike: Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike (9-11 tetor) e hënë, 12 tetor 20260

Seminari i V-të i Shkollës Politike: Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike (9-11 tetor)

 

A mund të ketë demokraci të fortë pa parti politike që gëzojnë besimin e qytetarëve dhe pa liderë që mbajnë përgjegjësi ndaj tyre?

Kjo pyetje ishte në qendër të Seminarit V të Shkollës Politike, ku gjatë dy ditëve të diskutimeve trajtuam rolin e partive politike, rëndësinë e lidershipit të përgjegjshëm dhe sfidat e pjesëmarrjes demokratike në Kosovë. Një vëmendje të veçantë ia kushtuam edhe përfaqësimit dhe lidershipit të grave në politikë.

Në përmbyllje, iu kthyem historisë së Kosovës gjatë viteve '90, duke reflektuar mbi kulturën politike të rezistencës, ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe rolin e solidaritetit qytetar në krijimin e besimit dhe organizimit politik.

Me këto diskutime, përmbyllëm Seminarin V me temën Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike, duke reflektuar mbi mënyrat se si partitë, liderët dhe qytetarët mund të kontribuojnë në një demokraci më përfaqësuese, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Demo Finland.

--

Can democracy be strong without political parties that earn citizens' trust and leaders who are accountable to them?

This question was at the heart of Seminar V of the School of Politics, where two days of discussions focused on the role of political parties, the importance of responsible leadership, and the challenges of democratic participation in Kosovo. We also dedicated particular attention to women's representation and leadership in politics.

In our closing session, we reflected on Kosovo's history during the 1990s, exploring the political culture of resistance, the establishment of independent institutions, and the role of civic solidarity in building trust and political organization.

With these discussions, we concluded Seminar V on Political Parties, Responsible Leadership, and Democratic Participation, reflecting on how political parties, leaders, and citizens can contribute to a more representative, inclusive, and accountable democracy.

The School of Politics programme is supported by the Council of Europe and Demo Finland.

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23)

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 23-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Programi ofron mundësi për të thelluar njohuritë në fusha si qeverisja, lidershipi, zhvillimi qytetar dhe angazhimi publik, duke pajisur pjesëmarrësit me mjetet për të formësuar të ardhmen si qytetarë aktivë dhe liderë në Kosovë.

Kush mund të aplikojë?

Mirëpresim kandidatë nga partitë politike, institucionet publike, mediat, OJQ-të dhe bizneset. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor dhe njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme. Si profesionist aktiv në fushën tuaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kontribuar në të ardhmen e juaj!

Përfitimet nga Programi i Shkollës Politike të Prishtinës:

· Ngritje e njohurive në nxitjen e demokracisë, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

· Njohuri të thelluara nga ligjëruesit më prominent vendas dhe ndërkombëtarë.

· Certifikim nga Këshilli i Evropës

· Pjesëmarrje ekskluzive në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg.

· Pjesë e rrjetit tonë prej mbi 700 alumni.

Afati i Aplikimit: 31 Janar 2025

Kandidatët e suksesshëm nga vlerësimi fillestar do të njoftohen gjatë muajit Shkurt.

Për të aplikuar, vizitoni: www.pips-ks.org/Aplikimi

Pagesa e programit për kandidatët e përzgjedhur është 70 € për pjesëmarrje në program njëvjeçar. Mos e humbisni mundësinë për të formësuar të ardhmen e Kosovës! Apliko tani dhe bëhu pjesë e gjeneratës së 23-të të Shkollës Politike të Prishtinës!

Previous Article Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike
Next Article Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut
Print
22930 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025