Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë' e mërkurë, 18 dhjetor 20190

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

Me datën 17 Dhjetor PIPS publikoi anketën Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm' e mërkurë, 4 dhjetor 20190

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'

Më 2 dhjetor, mbajtëm ngjarjen e publikimit dhe diskutimit me temën “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”, së bashku me një panel prej ekspertësh të planifikimit urban dhe deputetëve. 

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit" e hënë, 11 nëntor 20190

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

Instituti i Prishtines per Studime Politike, Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP mbajtën më 11 Nëntor tryezën e diskutimit me titullin: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”.

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci e hënë, 11 nëntor 20190

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci

Me rastin e ditës mbyllëse të Forumit Botëror për Demokraci në Strasburg, gjenerata e 17 e Shkollës Politike të Prishtinës është çertifikuar nga Këshillii i Evropës, përmes Sekretares së Përgjithshme Marija Pejčinović Burić.

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Liria e shprehjes, demokracia dhe përballja me lajmet e rreme" e enjte, 31 tetor 20190

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Liria e shprehjes, demokracia dhe përballja me lajmet e rreme"

Me datën 30 Tetor Shkolla Politike mirëpriti Znj. Flutura Kusari dhe Z. Bardh Rugova për të diskutuar për aspektet ligjore e sociologjike të lirisë së shprehjes dhe të fenomenit të "lajmeve të rreme" para pjesëmarrjes në Forumin Botëror për Demokraci.

RSS
First89101113151617Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike

Shkolla Politike ka filluar Serinë e Debateve - PIPSTalks. Me datën 25 Qershor mysafir i Shkollës Politike ishte Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Për rreth dy orë, z. Kurti kishte një diskutim të hapur dhe divers me pjesëmarrësit e Shkollës Politike, për sfidat e Kosovës në planin të brendshëm dhe të jashtëm. Shkolla Politike do të vazhdojë Serinë e Debateve me zyrtarë dhe figura të spektrit politik, me qëllim të një ofrimi të një platforme direkte për pjesëmarrësit për të ndarë pikëpamjet, mendimet dhe shqetësimet e tyre.

Previous Article Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"
Next Article Pjesëmarrja në Forumin Botëror të Demokracisë Strasburg 2016
Print
22075 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2019