Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci e hënë, 11 nëntor 20190

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci

Me rastin e ditës mbyllëse të Forumit Botëror për Demokraci në Strasburg, gjenerata e 17 e Shkollës Politike të Prishtinës është çertifikuar nga Këshillii i Evropës, përmes Sekretares së Përgjithshme Marija Pejčinović Burić.

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Liria e shprehjes, demokracia dhe përballja me lajmet e rreme" e enjte, 31 tetor 20190

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Liria e shprehjes, demokracia dhe përballja me lajmet e rreme"

Me datën 30 Tetor Shkolla Politike mirëpriti Znj. Flutura Kusari dhe Z. Bardh Rugova për të diskutuar për aspektet ligjore e sociologjike të lirisë së shprehjes dhe të fenomenit të "lajmeve të rreme" para pjesëmarrjes në Forumin Botëror për Demokraci.

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm" e hënë, 14 tetor 20190

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm"

Së bashku me pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e Shkollës Politike mbajtëm ligjeratën me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm" më 1 Tetor, në kuadër të angazhimit të PIPS për vetëdijësimin rreth çështjeve të energjisë dhe mjedisit.

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë e enjte, 11 korrik 20190

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike e enjte, 27 qershor 20190

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike

Shkolla Politike ka filluar Serinë e Debateve - PIPSTalks. Me datën 25 Qershor mysafir i Shkollës Politike ishte Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. 

RSS
First89101113151617Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland

Më 21 Mars 2019, Shkolla Politike e Prishtinës mbajti një diskutim me Zëvëndës Shefen e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland. Përmes një diskutimi të frytshëm pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat kryesore aktuale të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Ky është takimi i parë për këtë vit që u organizua si pjesë e serisë së ligjëratave të Shkollës Politike jashtë seminareve të rregullta, që gjithashtu do të përbëjnë një pjesë kyqe të programit të Shkollës Politike gjatë 2019.

Previous Article Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'
Next Article Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"
Print
20519 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2019