Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë e premte, 30 nëntor 20180

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë

PIPS ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Parlamentar të Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë të mbajtur më 27 Nëntor në Shkup, organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Eficiencë të Energjisë i GIZ. Pjesëmarrës gjatë forumit ishin deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Evropës Juglindore.

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës e shtunë, 10 nëntor 20180

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës" e diel, 28 tetor 20180

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"

Me datën 26 Tetor 2018 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”. Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij” e premte, 5 tetor 20180

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”

Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua raporti “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”. Në panel nga institucionet morrën pjesë: Valdet SADIKU (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe Fitore Pacolli (Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike). Butrint Berisha nga PIPS prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.  

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës e martë, 11 shtator 20180

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizuan tryezën e diskutimit "Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës".

RSS
First1112131416181920Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikimi i hulumtimit "Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Publikimi i hulumtimit "Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, së bashku me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, më 6 Tetor 2016 bëri prezantimin e rezultateve të hulumtimit "Njohja e MSA-së nga qytetaret dhe perceptimet e tyre". Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe Zyrtari i Bashkimit Evropian Thomas Gnocchi, ishin prezent për të reflektuar mbi këto gjetje.

Previous Article Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike
Next Article Pjesëmarrja në Forumin Botëror të Demokracisë Strasburg 2016
Print
20154 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2016