Aktivitetet më të shikuara
Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm?
PIPS ka mbajtur diskutimin në kuadër të Resilient Community Program (konzorcium me Advocacy Training and Resource Center - ATRC, PEN - Peer Educators Network dhe BIRN) mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe USAID.
Në panel morrën pjesë Znj. Ganimete Gërbovci nga Ministria e Punëve të Brendshme, Znj. Adelina Ahmeti nga BIRN Kosovo, dhe Z. Skënder Përteshi nga Kosovar Center for Security Studies - KCSS.
Ky diskutim adresoi në thelb kombinimin e masave të ndryshme të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, duke mos lënë anash pikëpamjet nga ana e medieve dhe shoqërisë civile.
Diskutimi tregoi se adresimi i këtij fenomeni nga institucionet e Kosovës është duke rezultuar me sukses. Institucionet e Kosovës ofrojnë mbështetje sociale për këtë grup.
Në anën tjetër, ndjehet nevoja e trajtimit të barabartë të personave në procesin e riintegrimit, rrjedhimisht profesorët në shkolla dhe punëtorët social duhet të trajnohen për terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Programet e riintegrimit në Kosovë perpiqen të kenë ndikim transgjenerativ për të evituar përcjelljen e radikalizmit nëpër gjenerata.
Mund të thuhet se Kosova është shembull në rajon për punën që e ka bërë për riintegrimin e personave të radikalizuar.
Programet | |
Viti i publikimit | |