Vizitë studimore me deputetë në Berlin rreth praktikave më të mira për efiçiencën e energjisë e shtunë, 9 qershor 20180

Vizitë studimore me deputetë në Berlin rreth praktikave më të mira për efiçiencën e energjisë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, si partner implementues me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH; në kuadër të projektit "Bashkëpunimi rajonal dhe ngritja e kapaciteteve të parlamentarëve në Evropën Juglindore mbi temën e eficiencës së energjisë dhe mbrojtjes klimatike" kanë mbajtur vizitën studimore në Berlin të Gjermanisë (6-9 Qershor) me qëllim të njoftimit të deputetëve prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me praktikat më të mira të Parlamentit Gjerman për avokimin rreth implementimit dhe përmirësimit të eficiencës së energjisë, mborjtjes klimatike dhe politikave të mobilitetit urban.

Tryeza "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritjet" dhe lansimi i raportit "ERA e Ngecjes" e hënë, 28 maj 20180

Tryeza "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritjet" dhe lansimi i raportit "ERA e Ngecjes"

Më 28 Maj 2018, u organizua Tryeza e Diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë". Gjatë kësaj ngjarje znj. Albana MERJA nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezantoi të gjeturat prej raportit mbi implementimin e Agjendës për Reforma Evropiane, të titulluar "ERA e ngecjes" dhe u mbajt një panel diskutimi. 

Mbahet tryeza e diskutimit: "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL" e mërkurë, 23 maj 20180

Mbahet tryeza e diskutimit: "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Maj 2018 organizoi tryezën tematike "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL". Në këtë tryezë morrën pjesë: Robert MUHARREMI (Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtre), Veton ELSHANI (Kryesues i Grupit Punues për Anëtarësim në INTERPOL), Glauk KONJUFCA (Deputet/ Ish-anëtar i Delegacionit të Kosovës në KE), Gjylieta MUSHKOLAJ (Profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës). 

Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat" e hënë, 23 prill 20180

Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Prill organizoi tryezën tematike "Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat". Në këtë tryezë morrën pjesë: Behgjet PACOLLI (Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës), Vjosa OSMANI (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike), Ardian ARIFAJ (Presidenca e Kosovës), Lulzim PECI (Instituti KIPRED), Ruairi O’CONNELL (Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë).

Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike" e diel, 22 prill 20180

Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike"

Seminari i dytë i Shkollës Politike për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti si kuadër fundamental për të vetëqeverisur: Politika e Politikave Publike” u mbajt më 20-22 Prill. Ky Seminar shqyrtoi kontekstin e tanishëm të lidhjes mes politikës dhe politikave publike, vecanërisht në raport me zhvillimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.  

RSS
First1314151618202122Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Konferenca informuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Pejë
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Konferenca informuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Pejë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, dhe me përkrahjen e Ambasadës Holandeze në Kosovë, më 23 shkurt 2017 mbajti konferencën e tretë informuese për MSA - në kuadër të projektit “Marrëveshja Stabilizim Asociim – Kontrata jonë për të ardhmën” - në Pejë. Në këtë konferencë morrën pjesë zyrtarë të komunës së Pejës dhe komunave të tjera rajonale. Kjo konferencë trajtoi rëndësinë e MSA si dhe obligimet e komunave: zbatimin e MSA-së në nivel komunal sa i përket planifikimit të politikave, monitorimit dhe raportimit.

Previous Article U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në
Next Article U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike
Print
20392 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2017