Takimi me gjeneratën e 24-të të Shkollës Politike e martë, 7 prill 20260

Takimi me gjeneratën e 24-të të Shkollës Politike

Sot u mbajt takimi i parë me pjesëmarrësit e Gjeneratës së 24-të të Shkollës Politike, i cili shërbeu si një mundësi për t’u njohur mes vete dhe për të krijuar bazat e bashkëpunimit përgjatë programit.

Gjatë këtij takimi, prezantuam në detaje programin e Shkollës Politike për vitin 2026, duke përfshirë temat, strukturën dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vitit.

Broshurën e plotë të programit mund ta gjeni këtu:
https://pips-ks.org/sq/Detaje/ArtMID/1446/ArticleID/4336/Shkolla-Politike-2026-Gjenerata-e-24-t235

 

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24) e martë, 16 dhjetor 20250

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24)

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 24-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Programi ofron mundësi për të thelluar njohuritë në fusha si qeverisja, lidershipi, të drejtat e njeriut dhe angazhimi qytetar, duke pajisur pjesëmarrësit me njohuritë për të formësuar të ardhmen si qytetarë aktiv dhe lider në Kosovë.

Policy Pitch Night 2025 e premte, 12 dhjetor 20250

Policy Pitch Night 2025

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) organizoi Policy Pitch Night, ku pjesëmarrësit e Shkollës Politike 2025 prezantuan Policy Briefs që kanë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

Përmes analizave dhe punës bashkëpunuese, grupet trajtuan disa nga sfidat më urgjente të politikave të Kosovës, duke ofruar perspektiva të reja dhe rekomandime të zbatueshme.

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23) e mërkurë, 12 nëntor 20250

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)

Pjesëmarrësit e Shkollës Politike, Gjenerata 23, qëndruan në Strasburg nga data 4 deri më 8 nëntor, ku morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci 2025, i cili këtë vit u zhvillua nën temën “Demokracia në Rrezik: Si mund ta ringjallim atë?”.

Ishte një udhëtim i mbushur me përvoja të vlefshme, diskutime frymëzuese dhe, sigurisht, shumë momente argëtimi e energjie pozitive nga grupi i Gjeneratës 23-të!

Një falënderim i veçantë për Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Konsullatën e Kosovës në Strasburg për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngrohtë.

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi e hënë, 20 tetor 20250

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli me sukses Seminarin për Drejtësinë Tranzicionale dhe Ndërtimin e Paqes, mbajtur në kuadër të Programit të Shkollës së Politikës. Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi teoritë e drejtësisë tranzicionale, mekanizmat praktikë të saj, si dhe përvojat rajonale, duke reflektuar mbi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e projektit rajonal “Mbështetje e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor,” i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Ngjarja përmbyllëse e Programit për gazetarët në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe ndarja e cmimeve për shkrimet më të mira
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Ngjarja përmbyllëse e Programit për gazetarët në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe ndarja e cmimeve për shkrimet më të mira

Më 1 Dhjetor PIPS ka përmbyllur angazhimin një-vjecar në kuadër të Programit për gazetarë që raportojnë në fushën e energjisë dhe mjedisit.

Si pjesë e këtij programi PIPS me mbështetjen e GIZ, gjatë këtij viti ka mbajtur seminarin për energjinë dhe planifikimin e qëndrueshëm mjedisor, punëtorinë për raportimin mjedisor si dhe ka organizuar konkursin për shkrimet më të mira për cështje të energjisë dhe mjedisit.
Në ngjarjen e fundit PIPS ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit e Programit, si dhe ka ndarë cmimet për tre shkrimet më të mira.

Cmimet iu ndanë:
Vendi i parë - Albulena Mavraj me shkrimin "Kosova, deponi mbeturinash minerare që përhapin helm"
Vendi i dytë - Dafina Lata me shkrimin "Raportimi i mediave dhe liria e shprehjes rreth cështjeve të energjisë dhe ambientit"
Vendi i tretë - Albulena Avdiu me shkrimin "Cila është fatura e ndikimit në mjedis nga projektet e energjisë së gjelbër në Kosovë?
Previous Article Seminari i dytë nacional me Shkollën Politike 2017
Next Article Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës"
Print
42287 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2020