U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në e premte, 24 qershor 20160

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

RSS
First1617181920212224
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”.

Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS).
Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Anketa është organizuar me një mostër prej 1200 respondentëve (800 shqiptarë, 200 serbë dhe 200 minoritete tjera), në 38 komunat e Kosovës. Pyetjet janë fokusuar në perceptimet e qytetarëve kosovarë mbi politikën ndërkombëtare, pozitën ndërkombëtare të Kosovës, politikën e jashtme të Kosovës dhe partitë politike.

Nga rezultatet shihet se Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është dukshëm liderja më e preferuar e kosovarëve, me 53%, duke e lënë prapa Presidentin Amerikan Donald Trump me 17% dhe Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan me 15%.

Tutje, 55% e qytetarëve vlerësojnë se NATO është organizata që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti nga viti 1999, duke e lënë kështu prapa BE-në me 21% dhe OKB me 12%.

Sa i përket popullaritetit të BE-së në këtë moment, 54% e kosovarëve vlerësojnë se BE është organizatë mike sot, bazuar në qasjen dhe politikat e saj karshi Kosovës. Ndërkaq, rreth 52% e qytetarëve mendojnë se Kosova është dëmtuar ndërkombëtarisht nga fushata e tërheqjes së njohjeve të sponsorizuar nga Serbia.

Vlerësimi pozitiv për politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së Kosovës është i ulët. Të pyetur se sa jeni të kënaqur me politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së Kosovës vetëm 3.8% e respondetëve kanë zgjedhur përgjigjen maksimale "shumë të kënaqur".

Previous Article PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit
Next Article Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"
Print
20327 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2019