U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në e premte, 24 qershor 20160

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

RSS
First1617181920212224
Aktivitetet më të shikuara
 
Takimi i parë i Shkollës Politike 2018
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Takimi i parë i Shkollës Politike 2018

Më datë 31 Janar, e mërkure, u mbajt takimi i parë me pjesëmarrësit/et e Gjeneratës së 16-të të Shkollës Politike. Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu e hapi takimin duke prezantuar para pjesëmarrësve prapavijën e Shkollës Poltike dhe aktivitetet e mbajtura ndër vite. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit/et patën mundësinë të njoftohen me historikun e Shkollës Politike të Prishtinës dhe programin e sivjetshëm. Pjesëmarrësit/et shprehën interesimin e tyre për seminaret që do të mbahen gjatë këtij viti dhe mundësinë për bashkëpunim dhe rrjetëzim. Seminari i parë i Shkollës do të mbledh në Mars pjesëmarrësit e kësaj gjenerate dhe do të fokusohet në temën "Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik".

Previous Article Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"
Next Article Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike"
Print
19901 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2018