e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

RSS
First1718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizuan tryezën e diskutimit "Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës".

Në tryezë panelistë ishin: Enver HASANI, Belul BEQAJ, Lulzim PECI, Fisnik HALIMI, Vigan QOROLLI dhe Taulant KRYEZIU. Përmes inputeve të liruara nga qëndrimet partiake, panelistët dhanë opinionet e tyre mbi në analizimin e ideve të shkëmbimit të territoreve, të mundësisë së zhvillimit të dialogut pa përfaqësimin e shumicës së partive politike shqiptare, të mandatit kushtetues të Presidentit për të udhëhequr dialogun i vetëm, dhe për pasojat e përhershme që ky proces do ketë për Kosovën.

Previous Article Seminari i tretë "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare" me Shkollën Politike 2018
Next Article Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"
Print
22105 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018