e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First161718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e njëzetë (20).

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.

Shkolla Politike e Prishtinës ofron forum për shkëmbim në mes të pjesëmarrësve në një gamë të gjerë çështjesh politike dhe zhvillimesh aktuale në Kosovë, rajon, Evropë dhe botë. Programi vjetor përbëhet nga 4 module (seminare), një seri ligjëratash (diskutimesh) si dhe
pjesëmarrjen në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg.

⁣⁣
KUSH MUND TË APLIKOJË?⁣⁣
⁣⁣
Kandidatët të cilët mund të aplikojnë për të vijuar programin e Shkollës Politike duhet të plotësojnë kriteret:⁣⁣

 Përfaqësues të partive politike, institucioneve publike, medias, OJQ dhe biznesit;⁣⁣
 Të ketë diplomuar së paku në nivelin Bachelor;
 Njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme;⁣⁣
 Të mos ketë tejkaluar moshën 40 vjeçare;
 Qytetarë të Republikës së Kosovës;
 Aktiv dhe aspirues për tu veçuar në fushën e tyre të veprimit.


Kandidatët përzgjidhen nga kategoritë në vijim:⁣⁣
- Subjektet politike të Republikës së Kosovës;⁣⁣
- Përfaqësues të OJQ-ve, medias, Universitetit, Institucioneve publike dhe biznesit;⁣⁣
- Shërbyes civil, duke përfshirë përfaqësues nga niveli qendror dhe ai lokal si dhe fusha e gjyqësorit;⁣⁣
⁣⁣
Përveç kritereve të mësipërme, procedura e përzgjedhjes së përcaktuar nga Shkolla do të favorizojë ata kandidatë të cilët demonstrojnë njohuri dhe gatishmëri për t'u angazhuar aktivisht në programin akademik dhe profesional, si dhe të shprehin qëndrimet e tyre lirshëm, duke i kontribuar debatit konstruktiv.⁣⁣ Përzgjedhja finale do të sigurojë përfaqësim të barabartë gjinor dhe gjeografik.

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin online përmes: http://pips-ks.org/apliko/

Aplikimi duhet të përfshijë:⁣⁣
1. Formularin e plotësuar tërësisht me të dhëna të sakta dhe foton tuaj;⁣⁣
2⁣⁣. Curriculum Vitae (CV);
3. Letër rekomandimi e dedikuar për këtë Program, nënshkruar dhe vulosur nga punëdhënësi ose institucioni të cilin e përfaqësoni;
4. Dëshmia e diplomës.
⁣⁣
AFATI PËR APLIKIM ËSHTË DERI MË 21 JANAR 2022.
⁣⁣
Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e lartëpërmendura do të kontaktohen deri në fillim të muajit shkurt. Kandidatët që kalojnë fazën e parë ftohen për intervistë në zyrat e PIPS-it.

Për vijimin e programit njëvjeçar kandidatët e suksesshëm parashihet të paguajnë shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro.⁣⁣
Previous Article Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland
Next Article Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"
Print
20507 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020