e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First171819202122232426
Aktivitetet më të shikuara
 
Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Prill organizoi tryezën tematike "Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat". Në këtë tryezë morrën pjesë: Behgjet PACOLLI (Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës), Vjosa OSMANI (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike), Ardian ARIFAJ (Presidenca e Kosovës), Lulzim PECI (Instituti KIPRED), Ruairi O’CONNELL (Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë). Nga kjo tryezë si prioritetet kryesore të Kosovës u potencuan njohjet dypalëshe, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare (me theks të veçantë OKB) dhe integrimi evropian, ndërsa sa i përket sfidave u nënvizuan beteja diplomatike por edhe procesi i dialogut me Serbinë, koordinimi ndërinstitucional dhe bashkëpunimi rajonal. Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema DSP e menaxhuar nga KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Previous Article Pjesëmarrja në Forumin Botëror të Demokracisë Strasburg 2016
Next Article Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019
Print
22138 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018