Seminari i dytë nacional me Shkollën Politike 2017 e hënë, 24 prill 20170

Seminari i dytë nacional me Shkollën Politike 2017

Më 21-23 Prill 2017 u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike me temën "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e Politikave Publike.

Seminari i parë i Shkollës Politike 2017 "Shteti dhe shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë" e hënë, 6 mars 20170

Seminari i parë i Shkollës Politike 2017 "Shteti dhe shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë"

Prej 3-5 Mars 2017 u mbajt seminari i parë i Shkollës Politike për vitin 2017 me temën "Shteti dhe Shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë".

Konferenca informuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Pejë e enjte, 23 shkurt 20170

Konferenca informuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Pejë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, dhe me përkrahjen e Ambasadës Holandeze në Kosovë, më 23 shkurt 2017 mbajti konferencën e tretë informuese për MSA - në kuadër të projektit “Marrëveshja Stabilizim Asociim – Kontrata jonë për të ardhmën” - në Pejë. 

Konferenca informuese rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Prizren e martë, 31 janar 20170

Konferenca informuese rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Prizren

Instituti i Prishtinës për Studime Politike në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, më 31 Janar 2017 mbajti konferencën informuese për MSA-në kuadër të projektit “Marrëveshja Stabilizim Asociim – Kontrata jonë për të ardhmën” - në Prizren.

Konferenca Vjetore e Shkollës Politike dhe Përmbyllja e Vitit Akademik 2016 e hënë, 19 dhjetor 20160

Konferenca Vjetore e Shkollës Politike dhe Përmbyllja e Vitit Akademik 2016

Më 19 dhjetor 2016, PIPS ka mbajtur konferencën vjetore të Shkollës Politike si dhe përmbylljen e vitit akademik 2016 për gjeneratën e 14-të. 

RSS
First2223242527293031
Aktivitetet më të shikuara
 
Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Demo Finland, mirëpriti në Prishtinë një delegacion nga Finlanda gjatë vizitës së tij më 27–29 shtator 2026. Vizita krijoi hapësira për shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi funksionimin parlamentar, dialogun ndërpartiak dhe forcimin e kulturës së bashkëpunimit politik.

Në kuadër të vizitës, PIPS organizoi një dialog ndërmjet deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe delegacionit parlamentar finlandez, me fokus në funksionimin e parlamenteve, bashkëpunimin pozitë–opozitë, dialogun ndërpartiak dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

Në takim morën pjesë deputetet Time Kadrijaj (AAK), Krenare Çerkini (LVV), Ariana Musliu-Shoshi (PDK), Janina Ymeri (LDK) dhe Albana Bytyqi (AAK), së bashku me Pihla Keto-Huovinen, deputete e Parlamentit të Finlandës dhe Kryetare e Bordit të Demo Finland; Krista Mikkonen, deputete e Parlamentit të Finlandës dhe Nënkryetare e Bordit të Demo Finland; dhe Anu Juvonen, Drejtoreshë Ekzekutive e Demo Finland.

Diskutimi u përqendrua në përvojat e dy parlamenteve dhe mënyrën se si dialogu politik, bashkëpunimi ndërpartiak dhe kompromisi mund të kontribuojnë në funksionimin e institucioneve demokratike.

Si pjesë e vizitës, PIPS dhe Demo Finland organizuan gjithashtu diskutimin e hapur “Rezilienca Demokratike në Kohë të Polarizimit: Perspektiva nga Finlanda dhe Kosova”, me pjesëmarrës dhe alumnistë të Shkollës Politike.

Duke u nisur nga përvoja finlandeze, diskutimi trajtoi kulturën parlamentare, formimin e qeverive, negociatat për koalicione dhe rolin e kompromisit në ndërtimin e bashkëpunimit politik. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi praktikat që mund të ofrojnë mësime për Kosovën në forcimin e besimit ndërmjet pozitës dhe opozitës, ruajtjen e dialogut demokratik dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve politike dhe shoqërisë civile.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të grave dhe liderëve të rinj në zhvillimin e një kulture politike më bashkëpunuese.

Perspektivat dhe përvojat e tyre i ndanë Anu Juvonen, Drejtoreshë Ekzekutive e Demo Finland; Pihla Keto-Huovinen, Kryetare e Bordit të Demo Finland dhe Deputete e Parlamentit të Finlandës; dhe Krista Mikkonen, Nënkryetare e Bordit të Demo Finland dhe Deputete e Parlamentit të Finlandës.

Vizita ofroi një mundësi për të thelluar shkëmbimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës dhe për të diskutuar se si dialogu, kompromisi dhe bashkëpunimi mund të kontribuojnë në institucione më të qëndrueshme dhe një kulturë politike më bashkëpunuese.

PIPS falënderon delegacionin finlandez, deputetet e Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrësit dhe alumnistët e Shkollës Politike për një shkëmbim të hapur dhe të vlefshëm të përvojave.

Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me Demo Finland.

Next Article Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)
Print
17 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026