e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First192021222324252628
Aktivitetet më të shikuara
 
Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në bashkëpunim me PIPS, organizuan tryezën e diskutimit mbi “Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane" më 15 Nëntor 2016. Në këtë panel morën pjesë Sh.S. znj. Gerrie Willems – Ambasadore e Holandës në Kosovë; znj. Sevdije Morina – Zëvendëskryeprokurore e Shtetit; znj. Njomza Emini – Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Kuvendi i Kosovës; z. Shaip Havolli – Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit; z. Artan Canhasi – Instituti Demokratik i Kosovës. Panelistët theksuan rëndësinë e sundimit të ligjit, në kontekstin e zbatimit të MSA-së. Ata u fokusuan në reformat thelbësore duke përfshirë forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit, parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe pastrimi i parave të përfituara në mënyrë të palgjshme. GLPS dhe PIPS gjatë tryezës prezantuan një raport politikash mbi kushtëzimet e sundimit të ligjit nga ana e BE-së përmes MSA-së.

Previous Article Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"
Next Article PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit
Print
29787 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2016