Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane e martë, 15 nëntor 20160

Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në bashkëpunim me PIPS, organizuan tryezën e diskutimit mbi “Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane" më 15 Nëntor 2016. 

Pjesëmarrja në Forumin Botëror të Demokracisë Strasburg 2016 e mërkurë, 9 nëntor 20160

Pjesëmarrja në Forumin Botëror të Demokracisë Strasburg 2016

Pjesëmarrësit e programit të Shkollës Politike të Prishtinës 2016 kanë përfunduar pjesëmarrjen në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg të organizuar nga Këshilli i Evropës prej 7-9 Nëntor.

Publikimi i hulumtimit "Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre" e enjte, 6 tetor 20160

Publikimi i hulumtimit "Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, së bashku me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, më 6 Tetor 2016 bëri prezantimin e rezultateve të hulumtimit "Njohja e MSA-së nga qytetaret dhe perceptimet e tyre". 

PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna e enjte, 29 shtator 20160

PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për komunën e Graçanicës dhe Parteshit. 

PIPS mban takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna e hënë, 26 shtator 20160

PIPS mban takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për komunën e Pejës, Klinës, Istogut, Vushtrrisë dhe Gjilanit.

RSS
First2223242526283031
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli Seminarin IV të Shkollës Politike, kushtuar temës “Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik”.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në një demokraci, sfidat e komunikimit politik dhe ndikimin e dezinformimit në mënyrën se si qytetarët e kuptojnë realitetin politik.

Seminari u hap me diskutime mbi lirinë e medias dhe rolin e saj në kërkimin e llogaridhënies nga pushteti. Me Dr. Flutura Kusarin, pjesëmarrësit trajtuan lirinë e shprehjes, qasjen në dokumente publike dhe rolin e mediave të pavarura në mbikëqyrjen e institucioneve. Një pjesë e veçantë iu kushtua edhe padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), ndikimit të tyre në gazetari dhe rrezikut që presioni ligjor të çojë në vetëcensurë.

Dita e dytë u përqendrua në dezinformimin, manipulimin e informacionit dhe komunikimin politik. Me z. Kreshnik Gashi, pjesëmarrësit shqyrtuan mënyrën se si narrativat manipuluese funksionojnë dhe fuqizohen në mjedise të polarizuara, si dhe ndikimin e emocioneve, algoritmeve dhe flluskave informative në perceptimin e publikut.

Në vijim, me z. Neritan Sejaminin, diskutimi u zhvendos te komunikimi përmes emocioneve, rrëfimit dhe ndikimit. Pjesëmarrësit eksploruan mënyrën se si ndërtohen historitë politike dhe çfarë e bën një mesazh të qartë, të besueshëm dhe koherent. Një prej ideve që përmblodhi diskutimin ishte: “Jo fjalët që thua ti – fjalët që dëgjojnë ata.”

Dita e fundit u fokusua në raportin mes medias, politikës, pushtetit dhe publikut, me z. Lirim Mehmetaj dhe z. Osman Stafa. Diskutimi trajtoi disa nga dilemat me të cilat përballen gazetarët sot: kufirin mes gazetarisë kritike dhe aktivizmit politik, raportin mes paanshmërisë dhe interesit publik, si dhe pyetjen se kush e formëson narrativën politike, politikanët, mediat, platformat apo vetë publiku.

Në këtë kuadër, pjesëmarrësit reflektuan edhe mbi një prej sfidave themelore të debatit demokratik: si ndërtohet dhe ruhet besimi i publikut në një mjedis të mbushur me narrativa dhe burime të shumta informacioni.

Në ditën e fundit, Seminarit iu bashkuan edhe pjesëmarrës nga Akademia e Studimeve Politike, duke sjellë perspektiva të reja dhe duke pasuruar shkëmbimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Tri ditët e seminarit krijuan hapësirë për diskutim, reflektim dhe punë praktike mbi mënyrën se si komunikimi, media dhe informacioni ndikojnë në cilësinë e debatit publik dhe në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve demokratike.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Demo Finland.

Next Article Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile
Print
29 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026