PIPS mban takimin e dytë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna e premte, 16 shtator 20160

PIPS mban takimin e dytë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e dytë për ofrimin e Asistencës Teknike për komunat veriore.

PIPS mban takimin e parë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna e enjte, 8 shtator 20160

PIPS mban takimin e parë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e parë për ofrimin e Asistencës Teknike për disa nga komunat e përfshira në projekt. 

Mbahet tryeza me temën “Ndikimi i MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e huaja direkte” e hënë, 11 korrik 20160

Mbahet tryeza me temën “Ndikimi i MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e huaja direkte”

Me datën 11 korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizuan tryezën e parë tematike “Ndikimi i MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e huaja direkte”. 

e premte, 1 korrik 2016

U mbajt Seminari i parë “Politikat e Punësimit për të rinjtë”

Në kuadër të projektit Promovimi i Punësimit të të Rinjëve Përmes Partneritetit Social dhe Bashkëpunimit u organizua seminari i parë me temën Politikat e Punësimit për të Rinjtë.

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e martë, 28 qershor 20160

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Shkolla Politike organizoi Seminarin e tretë me temën Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare. Seminari trajtoi tema si: marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet shumëpalëshe në mes shteteve në Ballkan, të ardhmen Evropiane të Rajonit dhe procesin e zgjerimit, Politikën e Jashtme të shtetit të Kosovës si dhe rolin e SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë në Ballkan.

RSS
First2223242526272931
Aktivitetet më të shikuara
 
Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Partitë të arrijnë marrëveshje për Presidentin dhe të garantojnë funksionimin e institucioneve

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje.

Vonesat institucionale dhe zgjedhjet eventuale nuk kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjen e Presidentit/es. Prej dy vitesh, institucionet e Kosovës kanë funksionuar në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë. Një tjetër bllokadë institucionale do ta thellonte këtë krizë dhe do ta zgjaste pasigurinë politike, duke dobësuar më tej demokracinë dhe kontrollin demokratik, mundësitë për zhvillim ekonomik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Arritja e marrëveshjes për Presidentin/en kërkon kompromis të ndërsjellë. Nga shumica parlamentare kërkojmë që të jetë e hapur ndaj kandidaturave që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake. Në anën tjetër, nga partitë opozitare presim propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme. Nga të gjitha palët kërkojmë gatishmëri për të rishikuar qëndrimet fillestare dhe për t’u dakorduar mbi kandidaturat, mbështetjen parlamentare dhe pjesëmarrjen e nevojshme për përfundimin e procesit në afat.

Zgjedhja e Presidentit/es përmes një marrëveshjeje të arritur në përputhje me Kushtetutën do t’i mundësonte vendit të dalë nga bllokada aktuale dhe institucioneve të vazhdojnë punën e tyre. Një marrëveshje e tillë nuk kërkon tejkalimin e dallimeve politike ndërmjet shumicës dhe opozitës, por vetëm bashkëpunimin institucional të nevojshëm për përfundimin e procesit dhe funksionimin e shtetit. Presidenti/ja përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, andaj edhe marrëveshja duhet të udhëhiqet nga ky rol kushtetues.

Si organizata të shoqërisë civile, jemi të gatshme të kontribuojmë në këtë përpjekje përmes lehtësimit të diskutimeve eventuale. Në ditët e mbetura, presim që gatishmëria për dialog të shoqërohet me hapa të qartë dhe konkret për arritjen e një marrëveshjeje dhe për përfundimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit/es brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

 

Organizatat nënshkruese: (sipas rendit alfabetik)

Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)

Advocacy Training and Resource Center (ATRC)

CEL Kosova - Qendra për Barazi dhe Liri

Civil Rights Program Kosovo – CRP/K

Community Building Mitrovica (CBM)

Democracy Plus (D+)

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Dylberizm

Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF)

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar 

Forumi për Iniciativa Qytetare

Fourth Wave

Group for Legal and Political Studies (GLPS)

Handikos Istog

Iniciativa për Progres (INPO)

Iniciativa Qytetare Skenderaj

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti KLGI

Instituti Riinvest

INTEGRA NGO 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)

Kosova -Women 4 Women

Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)

Lëvizja FOL

NGO "Syri i Vizionit"

NGO ROMTEGRA

OMM Gjethi

Organizata e Personave me Aftësi të kufizuara-Handikos Kaçanik

Organizata Germin

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - “ÇOHU!”

Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Qendra për Politika dhe Avokim

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Rrjeti i OJQve të Grave Qeliza

SEKHMET Institute

ShL- Kosova

The Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRTC)

Next Article Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)
Print
30 Rate this article:
No rating