Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25) e mërkurë, 1 tetor 20250

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike prezantoi sot Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës.

Raporti thekson një periudhë të karakterizuar nga marrëdhënie të tensionuara me partnerët kyç, progres i kufizuar në angazhimin shumëpalësh dhe ngecje në proceset e integrimit në BE dhe NATO. Përkundër arritjes së liberalizimit të vizave, diplomacia e Kosovës është përballur me sfida dhe pengesa të mëdha.

Diskutimi solli në pah rritjen e pasivitetit diplomatik të Kosovës, duke paralajmëruar për humbjen e drejtimit strategjik në politikën e jashtme. Një tjetër pikë kyçe ishte se si Kosova do të orientohet në një rend botëror në ndryshim, nga kornizat liberale drejt ripozicionimeve të reja gjeopolitike, dhe çfarë nënkupton kjo për pozicionimin e saj strategjik.

Në panel, Muhamet Brajshori dhe Ilir Deda ndanë reflektimet e tyre, duke theksuar respektivisht se Kosova ka “humbur busullën në raport me aleatët dhe jo-aleatët”, ndërsa “2025-ta do të mbahet mend si viti i humbjeve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, një pengesë e vështirë për t’u rikuperuar, edhe me një qeveri të re.”

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike e hënë, 22 shtator 20250

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi e diel, 7 shtator 20250

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi me sukses gjatë fundjavës Seminarin e 4-të të Shkollës Politike, me temën “Dialogu Politik dhe Negocimi: Mjete për Lidership Demokratik.” Ky seminar shërbeu si trajnim dhe punë praktike, me synim forcimin e aftësive të pjesëmarrësve në dialog, negocim dhe udhëheqje demokratike.

Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit eksploruan parimet, praktikat dhe zbatimet konkrete të dialogut politik dhe negocimit si mjete thelbësore për ndërtimin e zgjidhjeve, nxitjen e bashkëpunimit dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta në qeverisje.

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e martë, 29 korrik 20250

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 10 korrik 20250

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

RSS
135678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm"

Së bashku me pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e Shkollës Politike mbajtëm ligjeratën me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm" më 1 Tetor, në kuadër të angazhimit të PIPS për vetëdijësimin rreth çështjeve të energjisë dhe mjedisit.

Shkolla Politike pati mundësinë të diskutojë me z. Avni Sfishta nga GIZ Kosovo për reformat në sektorin e energjisë dhe z. Trim J. Ternava nga JAHA Solar për potencialin e burimeve të ripërtërishme të energjisë për biznes dhe inovacion.

Previous Article Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare
Next Article PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar
Print
43230 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2019