Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian e enjte, 21 tetor 20210

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka startuar me programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër to Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.
Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re" e premte, 15 tetor 20210

Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"

Më 14 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane II", gjatë së cilës u prezantua edhe publikimi jonë i fundit "Fillimi i një ERA të Re!"

Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE dhe reformat e nevojshme për Kosovën, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë prandaj ky publikim paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.
Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" e mërkurë, 15 shtator 20210

Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

Më 13 Shtator PIPS ka mbajtur diskutimin e mbyllur mbi temën "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" me akterë nga qeveria, opozita dhe ekspertë të fushës.

Kjo ngjarje solli në tavolinë pikëvështrimet e palëve rreth marrëveshjeve SEFTA dhe Open Balkan, dhe ballafaqoi qëndrimet e akterëve kyçë për të matur mundësinë për një qëndrim të unifikuar të akterëve rreth marrëveshjeve rajonale.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua:
- Artikulimi i pozicioneve dhe iniciativës së njëanshme krahas nevojës për krijimin dhe përforcimin e aleancave ndërshtetërore dhe moscënimin e humbjes së aleatëve strategjikë;
- integrimi rajonal si përgjigje ndaj ngecjes së integrimit evropian të rajonit dhe siguria e partneriteve rajonale pa barazinë e palëve në tavolinë dhe ballafaqimin me të kaluarën;
- tendenca për të parë integrimin evropian si ekskluzivisht të ndarë prej marrëveshjeve dhe integrimit rajonal;
- nevoja për komunikim të brendshëm dhe maturi në mbrojtjen e interesave shtetërore duke pasur parasysh kontekstin politik në vend dhe rajon.
Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike" e hënë, 19 korrik 20210

Publikimi i rezultateve të anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike"

PIPS në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo ka publikuar rezultatet e anketës "Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike".

Publikimi ka nxjerrë të dhëna interesante rreth pikëvështrimeve të qytetarëve kosovarë për ndërlidhjen e shtetit me ekonominë, liritë individuale, ideologjinë e partitë politike në vend, pjesëmarrjen politike dhe segmentimin e votuesit kosovarë sipas krahut ideologjik.

Gjetjet e raportit u prezantuan më 19 Korrik. Prezantimin mund ta ndiqni përmes vegëzës: https://www.facebook.com/watch/live/?v=1018364208701645&ref=watch_permalink
Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë e mërkurë, 14 korrik 20210

Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

Më 14 Korrik PIPS mbajti diskutimin për ecurinë e reformës së administratës publike në Kosovë.

Diskutimi mblodhi hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues qeveritarë e shërbyes civilë për të folur për ngecjet dhe koordinimin e duhur për progresin e kësaj reforme të nevojshme.

Gjatë diskutimit u prezantua raporti përmbledhës për reformën e administratës publike, i punuar nga PIPS.

Kontribut në panel dhanë Znj. Venera Ramaj nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Z. Valon Gashi nga Zyra për Kritere Politike e Zyrës së Kryeministrit dhe Z. Demush Shasha nga Instituti EPIK.

Pikat kryesore nga diskutimi ishin:
- Mungesa e vizionit dhe vullnetit politik si dhe jostabiliteti politik kanë ndikuar në stagnimin e reformës;
- Digjitalizimit të administratës publike duhet t'i vihet theks të veçantë si pjesë e reformës dhe për arsye të përfitimeve të cilat do të pasonin;
- Për krijimin e hovit për reformën duhet edhe të forcohet koordinimi ndërmjet nivelit lokal dhe qendror;
- Reforma nuk duhet të shihet vetëm si kusht nga BE-ja por edhe si mundësi për përafrimin me BE-në.
RSS
First2345791011Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga. Në takim ishin pjesëmarrës përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, në krye me PIPS. Aty u diskutua agjenda e Kosovës për anëtarësim të shtetit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Presidentja Znj. Atifete Jahjaga në një postim në Facebook vlerësoi punën e PIPS dhe organizatave tjera. Ajo tha se anëtarësim në Komisionin e Venedikut ishte një hap i rëndësishëm dhe kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet të gjithë palëve të përfshira të intensifikohet, në mënyrë që edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur. Drejtoresha Ekzekutive e PIPS Leonora Kryeziu vlerësoi lartë rëndësinë e takimit me Presidenten e vendit duke ditur se procesi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë kërkon një përfshirje të gjerë të faktorit politik dhe shoqërisë civile.

Previous Article Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës
Next Article U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në
Print
20350 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2015