Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021 e enjte, 8 korrik 20210

Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021

Kemi përmbyllur seminarin e tretë të Shkollës Politike me gjeneratën e 19-të gjatë datave 2-4 Korrik.

Kësaj rradhe theks të veçantë në seminar patën temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjëratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe inciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.

Në një kontekst më të gjerë, seminari trajtoi politikën e jashtme kosovare, politikën botërore, teoritë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i ofruar pjesëmarrësve disa ngjyrime të të kuptuarit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare - nga prizmi politik, ligjor dhe social.

Tutje, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe diskutojnë me zëvëndësministrin aktual të MPJD për rrjedhën e deritanishme të qasjes së Kosovës me akterët rajonal dhe global si dhe planin e kësaj qeverie.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Program dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë e martë, 8 qershor 20210

Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) më 8 Qershor ka mbajtur diskutimin e mbyllur me përfaqësues nga institucionet, partitë politike, organizatat joqeveritare dhe misionet e huaja në Kosovë, ku është diskutuar për rëndësinë e koncensusit dhe pajtimit të gjerë në fushën e politikës së jashtme, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë rrafsh, janë diskutuar ide nga akterët mbi alternativat e mundshme që do t’i mundësonin Kosovës që të artikulojë një qëndrim të qartë dhe pozicion sa më të favorshëm në sferën ndërkombëtare.
Ky aktivitet i parë do të vijohet me ngjarje të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Seminari i Dytë i Shkollës Politike e martë, 25 maj 20210

Seminari i Dytë i Shkollës Politike

Prej 21-23 Maj PIPS ka mbajtur Seminarin e Dytë të Shkollës Politike për gjeneratën e 19-të.

Ky seminar ishte një gërshëtim i diskutimeve me ekspertë për ndikimin e ideologjisë politike në politika publike dhe shkëmbimit mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njohën më afër me pikëpamjet e të majtës dhe së djathtës për ekonomi dhe politika sociale; diskutuan nga një qasje pluraliste për ndërhyrjen e shtetit dhe tregun e lirë dhe punuan së bashku për të mbrojtur qëndrimet e tyre për propozime politikash të përzgjedhura.
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë e martë, 11 maj 20210

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021 e diel, 21 mars 20210

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
RSS
First34568101112Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"

Me datën 3 Nëntor 2017, PIPS dhe GLPS organizuan tryezën: Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? Në këtë tryezë GLPS poashtu publikoi analizën e politikave: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
Paneli i kësaj tryeze u përbë nga: Albana MERJA (GLPS), Blerta DELIU-KODRA (Kryesuese e Komisionit për Integrime Evropiane), Ilir DEDA (Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane), Glauk KONJUFCA (Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane), Ahmet ISUFI (Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane), Armend ZEMAJ (Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane).
Kjo tryezë ishte ngjarja e fundit e projektit BE-Kosova-MSA (Kontrata jonë për të ardhmen) i cili u implementua nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me përkrahjen nga Ambasda Mbretërore e Holandës në Kosovë.

Previous Article Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland
Next Article THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË
Print
20511 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2017