Aktivitetet më të shikuara
Vizitë studimore me deputetë në Berlin rreth praktikave më të mira për efiçiencën e energjisë
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, si partner implementues me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH; në kuadër të projektit "Bashkëpunimi rajonal dhe ngritja e kapaciteteve të parlamentarëve në Evropën Juglindore mbi temën e eficiencës së energjisë dhe mbrojtjes klimatike" kanë mbajtur vizitën studimore në Berlin të Gjermanisë (6-9 Qershor) me qëllim të njoftimit të deputetëve prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me praktikat më të mira të Parlamentit Gjerman për avokimin rreth implementimit dhe përmirësimit të eficiencës së energjisë, mborjtjes klimatike dhe politikave të mobilitetit urban.
Në këtë aktivitet morrën pjesë deputetet e Kuvendit të Kosovës, znj. Sala Berisha Shala dhe znj. Mimoza Kusari Lila, si pjesë e delegacionit nga Komiteti për Zhvillim Ekononik, Infrastrukturë, Treg dhe Industri; dhe znj. Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike. Kjo vizitë studimore përfshiu vizita në Bundestag dhe Bundesrat dhe takime me deputetë gjerman.
Qëllimi i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve të deputetëve/eve për përpjekje për mbështetjen dhe rritjen e pjesëmarrjes në procese të vendimmarrjes mbi eficiencën e energjisë dhe mbojtjen klimatike, dhe krijimi i vullnetit politik për reforma në sektorin në fjalë, duke iu përmbajtur objektivave të përbashkëta të vendeve të Evropës Juglindore për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian.
Programet | |
Viti i publikimit | |