Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë përmes trajtimit të tre aspekteve të mëposhtme: 1. Politika ndërkombëtare dhe aktorët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare; 2. Politika e jashtme dhe pozita ndërkombëtare e Kosovës, që ofron të dhëna për përceptimet e qytetarëve për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe institucionet e politikës së jashtme të Kosovës; 3. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për opcionet eventuale të një marrëveshjeje finale dhe pritshmëritë e tyre nga ky proces.