Number of search result: 23

Raporti i Monitorimit të ERA për vitin 2018

Shkurt 2019

Diona Kusari 0 2966 Article rating: No rating

Ky raport monitorimi përfshinë të arriturat e institucioneve gjatë tërë vitit 2018, megjithatë ne kemi publikuar raporte për monitorim gjashtë dhe nëntë mujor. Në mënyrë që të japim një pasqyrë të qartë mbi gjendjen dhe procesin e implementimit të ERA–së ky studim fokusohet në shtjellimin e metodologjisë dhe rezultateve të procesit të monitorimit, analizimin e gjendjes aktuale rreth të arriturave dhe ngecjeve të institucioneve, si dhe ofrimin e konkluzione dhe rekomandime. 

Agjenda për Reforma Evropiane - Raporti i monitorimit për periudhën janar - shtator 2018

Tetor 2018

Diona Kusari 0 3202 Article rating: No rating

Ky monitorim ka për qëllim vlerësimin e arritjeve dhe ngecjeve në kuadër të ARE. Fokusohet në vlerësimin e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe zbatimin e masave dhe veprimeve të ARE. Tre organizatat e përfshira në këtë raport PIPS, GLPS dhe Instituti GAP, kanë monitoruar procesin vazhdimisht në mënyrë intensive në ministritë përkatëse dhe kanë përmbledhur vlerësimet e tyre të cilat janë të identifikuara në këtë raport. Ky punim shfaq në tërësi të gjithë progresin dhe ngecjen që përshkroi Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2018. Më e rëndësishmja, ky punim shërben si mekanizëm vetëdijësues për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në raport me integrimin evropian si dhe performancën e institucioneve të shtetit gjatë këtij rrugëtimi.

Raporti i Monitorimi të ERA Janar-Qershor 2018

Qershor 2018

Diona Kusari 0 2802 Article rating: No rating

Qëllimi i këtij raporti të monitorimit të ARE-së është vlerësimi i arritjes së objektivave të mbetura të ARE-së të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit nr. 01/13 të Qeverisë së Kosovës për prioritetet kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018. Të gjitha të dhënat e mbledhura dhe analizuara janë të detajuara në matricën e mëposhtme, ku vlerësohet puna e institucioneve përgjegjëse për përmbushjen e 11 objektivave të mbetura për shtyllën e parë, 12 objektivave për shtyllën e dytë dhe gjashtë objektivave për shtyllën e tretë.

ERA e ngecjes

Maj 2018

Diona Kusari 0 2954 Article rating: No rating

Ky shënim politikash vlerëson efikasitetin dhe efektshmërinë e institucioneve gjatë procesit të zbatimit duke ofruar përqindje të caktuara për secilën shtyllë të cekur në Planin e Veprimit për Zbatimin e Prioriteteve Kyçe të Agjendës për Reforma Evropiane. Në mënyrë që në fund të vitit 2017 të kemi një përshkrim të qartë të të arriturave të tyre, kemi monitoruar me kujdes punën e secilit institucion. 

Komunikimi i MSA-së: Roli dhe ndikimi i mediave në formësimin e opinionit publik

Tetor 2017

Diona Kusari 0 3305 Article rating: No rating

Ky publikim synon të ilustrojë rolin dhe ndikimin e mediave në lidhje me MSA-në duke u bazuar në dy aspekte: informimin dhe formësimin e drejtë të opinionit publik lidhur me MSA-në; raportimin dhe rritjen e transparencës dhe efikasitetit të institucioneve në monitorimin dhe zbatimin e MSA-së. Gjithashtu, punimi do të prekë shkurtimisht edhe rëndësinë e paanshmërisë dhe pavarësisë së medias, kur bëhet fjalë për mbulimin e procesit të MSA-së dhe integrimin në BE në përgjithësi.

Kushtëzimet e sundimit të ligjit në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Nëntor 2016

Diona Kusari 0 2806 Article rating: No rating

Ky studim paraqet një analizë të plotë të kërkesave të sundimit të ligjit që Kosova duhet të zbatojë për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja dhe trajton implikimet e tyre.

Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimi i tyre

Shtator 2016

Diona Kusari 0 3253 Article rating: No rating

Ky raport hulumtues ofron një përmbledhje analitike të gjetjeve të sondazhit të opinionit publik, i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike që matin perceptimet dhe njohuritë e qytetarëve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ky hulumtim është realizuar si pjesë e projektit "Promovimi i
Marrëveshjës së Stabilizim Asociimit dhe lansimi i diskursit publik për projektin e së Ardhmes Evropiane të Kosovës ' implementuar nga PIPS.

RSS
123