Seminarin V i Shkollës Politike: Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike (9-11 tetor) e hënë, 12 tetor 20260

Seminarin V i Shkollës Politike: Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike (9-11 tetor)

 

A mund të ketë demokraci të fortë pa parti politike që gëzojnë besimin e qytetarëve dhe pa liderë që mbajnë përgjegjësi ndaj tyre?

Kjo pyetje ishte në qendër të Seminarit V të Shkollës Politike, ku gjatë dy ditëve të diskutimeve trajtuam rolin e partive politike, rëndësinë e lidershipit të përgjegjshëm dhe sfidat e pjesëmarrjes demokratike në Kosovë. Një vëmendje të veçantë ia kushtuam edhe përfaqësimit dhe lidershipit të grave në politikë.

Në përmbyllje, iu kthyem historisë së Kosovës gjatë viteve '90, duke reflektuar mbi kulturën politike të rezistencës, ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe rolin e solidaritetit qytetar në krijimin e besimit dhe organizimit politik.

Me këto diskutime, përmbyllëm Seminarin V me temën Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike, duke reflektuar mbi mënyrat se si partitë, liderët dhe qytetarët mund të kontribuojnë në një demokraci më përfaqësuese, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Demo Finland.

--

Can democracy be strong without political parties that earn citizens' trust and leaders who are accountable to them?

This question was at the heart of Seminar V of the School of Politics, where two days of discussions focused on the role of political parties, the importance of responsible leadership, and the challenges of democratic participation in Kosovo. We also dedicated particular attention to women's representation and leadership in politics.

In our closing session, we reflected on Kosovo's history during the 1990s, exploring the political culture of resistance, the establishment of independent institutions, and the role of civic solidarity in building trust and political organization.

With these discussions, we concluded Seminar V on Political Parties, Responsible Leadership, and Democratic Participation, reflecting on how political parties, leaders, and citizens can contribute to a more representative, inclusive, and accountable democracy.

The School of Politics programme is supported by the Council of Europe and Demo Finland.

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator e premte, 2 tetor 20260

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Demo Finland, mirëpriti në Prishtinë një delegacion nga Finlanda gjatë vizitës së tij më 27–29 shtator 2026. Vizita krijoi hapësira për shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi funksionimin parlamentar, dialogun ndërpartiak dhe forcimin e kulturës së bashkëpunimit politik.

Në kuadër të vizitës, PIPS organizoi një dialog ndërmjet deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe delegacionit parlamentar finlandez, me fokus në funksionimin e parlamenteve, bashkëpunimin pozitë–opozitë, dialogun ndërpartiak dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile e premte, 2 tetor 20260

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile

Partitë të arrijnë marrëveshje për Presidentin dhe të garantojnë funksionimin e institucioneve

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje.

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24) e hënë, 14 shtator 20260

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli Seminarin IV të Shkollës Politike, kushtuar temës “Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik”.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në një demokraci, sfidat e komunikimit politik dhe ndikimin e dezinformimit në mënyrën se si qytetarët e kuptojnë realitetin politik.

Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë e enjte, 10 shtator 20260

Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë

 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) zhvilloi dje në Gjakovë një takim me të rinjtë e partive politike, me pjesëmarrje nga të gjitha partitë parlamentare (Lëvizja Vetëvendosje - LVV, Partia Demokratike e Kosovës - PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës- LDK, dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës - AAK).

Takimi u fokusua në trajektoren e mendimit dhe organizimit politik shqiptar në Kosovë, nga viti 1918 deri në ditët e sotme, duke hapur diskutimin mbi traditat e ndryshme politike që kanë ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe politikës kosovare. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për trashëgiminë politike dhe ideologjike, ndikimin e saj te votuesit, ndryshimet nga agjendat nacionaliste drejt atyre liberale e demokratike, si dhe për ndikimin e ndryshimit të rendit botëror në angazhimin politik në Kosovë.

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019
SuperUser Account
/ Kategoria: Aktivitetet

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019

Fundi i vitit shënon edhe përmbylljen e ciklit një-vjeçar të Shkollës Politike 2019. Më 16 dhjetor, së bashku me bashkëpuntorë dhe alumni mbajtëm ceremoninë përmbyllëse për gjeneratën e 17-të të Shkollës Politike.

Në përfundim të angazhimit një-vjeçar në kuadër të programit tonë, mbajtëm një panel diskutimi përmbyllës rreth çka e pret Kosovën në vitin 2020, nën dritën e zhvillimeve politike në BE, në kontekstin rajonal si dhe realitetin e ri politik brenda vendit.

Me pranimin e çertifikatave pjesëmarrësit e kësaj gjenerate i bashkohen rrjetit të madh të qindrave alumni të Shkollës Politike.

Jemi të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të edhe një gjenerate të Shkollës Politike, si dhe jemi falenderues për përkrahjen disa-vjeçare të bashkëpunëtoreve tanë – Këshillit të Evropës dhe Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung.

Previous Article Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19
Next Article THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021
Print
41101 Rate this article:
No rating
Viti i publikimit
  • 2019