Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës e shtunë, 10 nëntor 20180

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës" e diel, 28 tetor 20180

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"

Me datën 26 Tetor 2018 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”. Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij” e premte, 5 tetor 20180

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”

Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua raporti “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”. Në panel nga institucionet morrën pjesë: Valdet SADIKU (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe Fitore Pacolli (Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike). Butrint Berisha nga PIPS prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.  

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës e martë, 11 shtator 20180

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizuan tryezën e diskutimit "Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës".

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) e premte, 3 gusht 20180

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Instituti GAP, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) më 3 Gusht kanë mbajtur konferencë për media me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”. Në këtë konferencë u prezantuan të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të mbledhjes së trembëdhjetë të Qeverisë së Kosovës që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.

 

RSS
First1415161719212223Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

Deklarata u nënshkrua nga forumet rinore të:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (Amire Ajeti),

Lidhja Demokratike e Kosovës (Paris Guri),

Partia Demokratike e Kosovës - PDK (Arbnora Salihu),

PSD (Bardh Ahmeti),

të cilët shprehën qartë zotimin e tyre për një kulturë politike me integritet.

Në këtë nënshkrim nuk mori pjesë Lëvizja VETËVENDOSJE!, partia me përqindjen më të madhe të votuesve në zgjedhjet e fundit.

Drejtoresha ekzekutive e PIPS, Leonora Kryeziu, e cilësoi këtë dokument si “një zotim moral e politik në kohë polarizimi”, duke theksuar se rinia po dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me dinjitet e respekt.

Ndërsa përfaqësuesit e forumeve shtuan se kjo është një arritje e rëndësishme për të promovuar politikë me integritet (Amire Ajeti, AAK), një vazhdimësi e refuzimit të gjuhës së urrejtjes (Arbnora Salihu, PDK), një nismë me frymë pozitive (Bardh Ahmeti, PSD), dhe një hap i domosdoshëm për kapërcimin e polarizimit politik (Paris Guri, LDK). Gjithashtu, të gjithë përfaqësuesit theksuan se mungesa e partisë më të madhe në këtë proces është një mangësi serioze, që e bën edhe më të domosdoshëm angazhimin e të rinjëve.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të PIPS dhe Demo Finland “NextGen Leaders: Empowering Kosovo’s Political Future”.

Ky aktivitet është zhvilluar me mbështetjen e Demo Finland dhe Ministrisë për Punë të Jashtme të Finlandës. Qëndrimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionet zyrtare të Demo Finland apo të Ministrisë. Për më shumë informacion, vizitoni www.demofinland.org

Next Article Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë
Print
843 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2025