Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019 e enjte, 19 dhjetor 20190

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019

Fundi i vitit shënon edhe përmbylljen e ciklit një-vjeçar të Shkollës Politike 2019. Më 16 dhjetor, së bashku me bashkëpuntorë dhe alumni mbajtëm ceremoninë përmbyllëse për gjeneratën e 17-të të Shkollës Politike.

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë' e mërkurë, 18 dhjetor 20190

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

Me datën 17 Dhjetor PIPS publikoi anketën Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm' e mërkurë, 4 dhjetor 20190

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'

Më 2 dhjetor, mbajtëm ngjarjen e publikimit dhe diskutimit me temën “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”, së bashku me një panel prej ekspertësh të planifikimit urban dhe deputetëve. 

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit" e hënë, 11 nëntor 20190

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

Instituti i Prishtines per Studime Politike, Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP mbajtën më 11 Nëntor tryezën e diskutimit me titullin: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”.

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci e hënë, 11 nëntor 20190

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci

Me rastin e ditës mbyllëse të Forumit Botëror për Demokraci në Strasburg, gjenerata e 17 e Shkollës Politike të Prishtinës është çertifikuar nga Këshillii i Evropës, përmes Sekretares së Përgjithshme Marija Pejčinović Burić.

RSS
First910111214161718Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive

Shkolla Politike (Gjenerata 23) ka nisur zyrtarisht programin me seminarin e parë këtë fundjavë!

Më datë 11-13 Prill, gjenerata e re e Shkollës Politike filloi rrugëtimin e tyre njëvjeçar, me shumë entuziazëm dhe përkushtim për të mësuar dhe kontribuar në shoqëri. 

Seminari nisi me prezantimin e programit të Shkollës Politike, ku patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm znj. Mary Ann Hennessey nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe z. Granit Tërnava nga Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo (KAS) – partnerë dhe mbështetës të rëndësishëm të këtij programi. 

Nën moderimin e z. Ramadan Ilazit, pjesëmarrësit u angazhuan në punë ekipore dhe diskutime rreth temës së Shtetit, Paqes dhe Konfliktit, duke eksploruar koncepte të thella përmes bashkëbisedimeve dinamike. 

Gjatë pasdites, znj. Marta Gazideda ndau njohuritë e saj mbi kohezionin social, duke analizuar rëndësinë, gjendjen aktuale dhe rolin e tij në shoqëritë e ndara – një diskutim që ngjalli reflektim tek pjesëmarrësit dhe bashkëbisedime konstruktive.

Pjesa e fundit e ditës u përmbyll me ligjëratën e z. Dukagjin Gorani me temën 'Pengesat ndaj kohezionit social në Kosovë dhe ndryshimet e nevojshme për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar'.

E shtuna nisi me një analizë historike të rrugës së Kosovës drejt shtetësisë, përmes një ligjërimi të detajuar nga z. Robert Muharremi. Diskutimi hapi perspektiva të reja mbi sfidat historike dhe progresin e bërë.

Pasditja vazhdoi me ligjëratën e z. Enver Hasani, ku në fokus ishin Kushtetuta, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave. Diskutimi rreth demokracisë, shtetit të së drejtës dhe përfshirjes ofroi një pasqyrë të rëndësishme mbi sistemin politik të Kosovës. 

Dita e dytë u përmbyll me ligjëratën e z. Betim Zllanoga dhe z. Senad Sabovic mbi temën: Premtimi kushtetues i Kosovës – në të cilën u diskutua rreth sigurimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe realitetin e zbatimit të tyre në Kosovë. 

Në ditën e tretë dhe të fundit, pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në grupe dhe të diskutojnë rreth sfidave dhe rrugëve të mundshme për të ndërtuar një Kosovë gjithëpërfshirëse, nën moderimin e z. Ramadan Ilazi, i cili ju dha mundësinë pjesëmarrësve që të shprehin opinionet e tyre në forma të ndryshme se ku ndodhemi si shoqëri dhe si mund të ecim përpara. 

Energjia dhe përkushtimi i pjesëmarrësve ishte i dukshëm gjatë gjithë seminarit, ku pati diskutime të shumta, atmosferë pozitive dhe mundësi të vlefshme për rrjetëzim. Faleminderit të gjithë folësve, moderatorëve dhe pjesëmarrësve për kontributin në suksesin e këtij seminari! 

Falënderim i veçantë Këshillit të Evropës për mbështetjen e programit , si dhe Konrad Adenauer Stiftung Kosovo për mbështetjen e këtij seminari.

Next Article Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike
Print
88 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025