Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit” e premte, 27 dhjetor 20190

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019 e enjte, 19 dhjetor 20190

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019

Fundi i vitit shënon edhe përmbylljen e ciklit një-vjeçar të Shkollës Politike 2019. Më 16 dhjetor, së bashku me bashkëpuntorë dhe alumni mbajtëm ceremoninë përmbyllëse për gjeneratën e 17-të të Shkollës Politike.

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë' e mërkurë, 18 dhjetor 20190

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

Me datën 17 Dhjetor PIPS publikoi anketën Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm' e mërkurë, 4 dhjetor 20190

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'

Më 2 dhjetor, mbajtëm ngjarjen e publikimit dhe diskutimit me temën “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”, së bashku me një panel prej ekspertësh të planifikimit urban dhe deputetëve. 

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit" e hënë, 11 nëntor 20190

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

Instituti i Prishtines per Studime Politike, Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP mbajtën më 11 Nëntor tryezën e diskutimit me titullin: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”.

RSS
First1314151618202122Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli Seminarin IV të Shkollës Politike, kushtuar temës “Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik”.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në një demokraci, sfidat e komunikimit politik dhe ndikimin e dezinformimit në mënyrën se si qytetarët e kuptojnë realitetin politik.

Seminari u hap me diskutime mbi lirinë e medias dhe rolin e saj në kërkimin e llogaridhënies nga pushteti. Me Dr. Flutura Kusarin, pjesëmarrësit trajtuan lirinë e shprehjes, qasjen në dokumente publike dhe rolin e mediave të pavarura në mbikëqyrjen e institucioneve. Një pjesë e veçantë iu kushtua edhe padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), ndikimit të tyre në gazetari dhe rrezikut që presioni ligjor të çojë në vetëcensurë.

Dita e dytë u përqendrua në dezinformimin, manipulimin e informacionit dhe komunikimin politik. Me z. Kreshnik Gashi, pjesëmarrësit shqyrtuan mënyrën se si narrativat manipuluese funksionojnë dhe fuqizohen në mjedise të polarizuara, si dhe ndikimin e emocioneve, algoritmeve dhe flluskave informative në perceptimin e publikut.

Në vijim, me z. Neritan Sejaminin, diskutimi u zhvendos te komunikimi përmes emocioneve, rrëfimit dhe ndikimit. Pjesëmarrësit eksploruan mënyrën se si ndërtohen historitë politike dhe çfarë e bën një mesazh të qartë, të besueshëm dhe koherent. Një prej ideve që përmblodhi diskutimin ishte: “Jo fjalët që thua ti – fjalët që dëgjojnë ata.”

Dita e fundit u fokusua në raportin mes medias, politikës, pushtetit dhe publikut, me z. Lirim Mehmetaj dhe z. Osman Stafa. Diskutimi trajtoi disa nga dilemat me të cilat përballen gazetarët sot: kufirin mes gazetarisë kritike dhe aktivizmit politik, raportin mes paanshmërisë dhe interesit publik, si dhe pyetjen se kush e formëson narrativën politike, politikanët, mediat, platformat apo vetë publiku.

Në këtë kuadër, pjesëmarrësit reflektuan edhe mbi një prej sfidave themelore të debatit demokratik: si ndërtohet dhe ruhet besimi i publikut në një mjedis të mbushur me narrativa dhe burime të shumta informacioni.

Në ditën e fundit, Seminarit iu bashkuan edhe pjesëmarrës nga Akademia e Studimeve Politike, duke sjellë perspektiva të reja dhe duke pasuruar shkëmbimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Tri ditët e seminarit krijuan hapësirë për diskutim, reflektim dhe punë praktike mbi mënyrën se si komunikimi, media dhe informacioni ndikojnë në cilësinë e debatit publik dhe në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve demokratike.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Demo Finland.

Next Article Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile
Print
29 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026