Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci e hënë, 11 nëntor 20190

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci

Me rastin e ditës mbyllëse të Forumit Botëror për Demokraci në Strasburg, gjenerata e 17 e Shkollës Politike të Prishtinës është çertifikuar nga Këshillii i Evropës, përmes Sekretares së Përgjithshme Marija Pejčinović Burić.

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Liria e shprehjes, demokracia dhe përballja me lajmet e rreme" e enjte, 31 tetor 20190

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Liria e shprehjes, demokracia dhe përballja me lajmet e rreme"

Me datën 30 Tetor Shkolla Politike mirëpriti Znj. Flutura Kusari dhe Z. Bardh Rugova për të diskutuar për aspektet ligjore e sociologjike të lirisë së shprehjes dhe të fenomenit të "lajmeve të rreme" para pjesëmarrjes në Forumin Botëror për Demokraci.

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm" e hënë, 14 tetor 20190

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm"

Së bashku me pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e Shkollës Politike mbajtëm ligjeratën me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm" më 1 Tetor, në kuadër të angazhimit të PIPS për vetëdijësimin rreth çështjeve të energjisë dhe mjedisit.

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë e enjte, 11 korrik 20190

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike e enjte, 27 qershor 20190

Takimi i Shkollës Politike me Albin Kurti - lansohet seria e debateve në kuadër të Shkollës Politike

Shkolla Politike ka filluar Serinë e Debateve - PIPSTalks. Me datën 25 Qershor mysafir i Shkollës Politike ishte Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. 

RSS
First1415161719212223Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli Seminarin IV të Shkollës Politike, kushtuar temës “Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik”.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në një demokraci, sfidat e komunikimit politik dhe ndikimin e dezinformimit në mënyrën se si qytetarët e kuptojnë realitetin politik.

Seminari u hap me diskutime mbi lirinë e medias dhe rolin e saj në kërkimin e llogaridhënies nga pushteti. Me Dr. Flutura Kusarin, pjesëmarrësit trajtuan lirinë e shprehjes, qasjen në dokumente publike dhe rolin e mediave të pavarura në mbikëqyrjen e institucioneve. Një pjesë e veçantë iu kushtua edhe padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), ndikimit të tyre në gazetari dhe rrezikut që presioni ligjor të çojë në vetëcensurë.

Dita e dytë u përqendrua në dezinformimin, manipulimin e informacionit dhe komunikimin politik. Me z. Kreshnik Gashi, pjesëmarrësit shqyrtuan mënyrën se si narrativat manipuluese funksionojnë dhe fuqizohen në mjedise të polarizuara, si dhe ndikimin e emocioneve, algoritmeve dhe flluskave informative në perceptimin e publikut.

Në vijim, me z. Neritan Sejaminin, diskutimi u zhvendos te komunikimi përmes emocioneve, rrëfimit dhe ndikimit. Pjesëmarrësit eksploruan mënyrën se si ndërtohen historitë politike dhe çfarë e bën një mesazh të qartë, të besueshëm dhe koherent. Një prej ideve që përmblodhi diskutimin ishte: “Jo fjalët që thua ti – fjalët që dëgjojnë ata.”

Dita e fundit u fokusua në raportin mes medias, politikës, pushtetit dhe publikut, me z. Lirim Mehmetaj dhe z. Osman Stafa. Diskutimi trajtoi disa nga dilemat me të cilat përballen gazetarët sot: kufirin mes gazetarisë kritike dhe aktivizmit politik, raportin mes paanshmërisë dhe interesit publik, si dhe pyetjen se kush e formëson narrativën politike, politikanët, mediat, platformat apo vetë publiku.

Në këtë kuadër, pjesëmarrësit reflektuan edhe mbi një prej sfidave themelore të debatit demokratik: si ndërtohet dhe ruhet besimi i publikut në një mjedis të mbushur me narrativa dhe burime të shumta informacioni.

Në ditën e fundit, Seminarit iu bashkuan edhe pjesëmarrës nga Akademia e Studimeve Politike, duke sjellë perspektiva të reja dhe duke pasuruar shkëmbimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Tri ditët e seminarit krijuan hapësirë për diskutim, reflektim dhe punë praktike mbi mënyrën se si komunikimi, media dhe informacioni ndikojnë në cilësinë e debatit publik dhe në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve demokratike.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Demo Finland.

Next Article Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile
Print
29 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026