Mbahet tryeza e diskutimit: "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL" e mërkurë, 23 maj 20180

Mbahet tryeza e diskutimit: "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Maj 2018 organizoi tryezën tematike "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL". Në këtë tryezë morrën pjesë: Robert MUHARREMI (Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtre), Veton ELSHANI (Kryesues i Grupit Punues për Anëtarësim në INTERPOL), Glauk KONJUFCA (Deputet/ Ish-anëtar i Delegacionit të Kosovës në KE), Gjylieta MUSHKOLAJ (Profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës). 

Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat" e hënë, 23 prill 20180

Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Prill organizoi tryezën tematike "Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat". Në këtë tryezë morrën pjesë: Behgjet PACOLLI (Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës), Vjosa OSMANI (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike), Ardian ARIFAJ (Presidenca e Kosovës), Lulzim PECI (Instituti KIPRED), Ruairi O’CONNELL (Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë).

Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike" e diel, 22 prill 20180

Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike"

Seminari i dytë i Shkollës Politike për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti si kuadër fundamental për të vetëqeverisur: Politika e Politikave Publike” u mbajt më 20-22 Prill. Ky Seminar shqyrtoi kontekstin e tanishëm të lidhjes mes politikës dhe politikave publike, vecanërisht në raport me zhvillimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.  

PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit e premte, 30 mars 20180

PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit

Me datën 30 Mars u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Leonora Kryeziu, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Vjosa Osmani-Sadriu, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. 

 

Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri e mërkurë, 14 mars 20180

Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

Më 14 mars 2018, e mërkure, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu prezantoi në takimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës projektin e GIZ ORF-EE "Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i kapaciteteve të deputetëve të Evropës Juglindore për eficiencën e energjisë dhe mbrojtjen klimatike. 

RSS
First1415161719212223Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të

Seminari i Dytë i Shkollës Politike 2023 u përmbyll me sukses këtë vikend në Durrës! Fundjava ishte e mbushur me diskutime të thella, ligjërata interesante dhe punë energjike në grupe!

Dita e parë filloi me një ligjëratë interesante nga z. Neritan Sejamini. Ai shtjelloi temën ‘Roli i ideologjisë në formësimin e politikave publike dhe zhvillimin ekonomik të shtetit’. Gjatë ditës, grupi u përfshi në punë në grupe dhe diskutime energjike.

Dita e dytë ishte po aq emocionuese! Ne ishim me fat të kishim dy folës të jashtëzakonshëm. z. Edison Jakurti shtjelloi ‘Rëndësinë dhe rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik dhe përgjigjet e së majtës mbi reformat e duhura për Kosovën’. Ndërsa z. Adri Nurellari foli për 'Zhvillimin ekonomik përmes tregut të lirë dhe politikat zhvillimore të djathta’. Këto ligjërata lënë grupin me këndvështrime dhe ide të reja.
Gjatë pasdites, patëm kënaqësinë ta kishim për herë të parë znj. Donjeta Sahatçiu nga Komuna e Prishtinës që shtjelloi ndërlikimet e 'politikave qendrore dhe lokale për inkurajimin e zhvillimit në sektorin e teknologjisë dhe edukimit'. Grupi u fut thellë në diskutim për nxitjen e bashkëpunimit me sektorin privat dhe OSHC-të.

Seminarin e përmbyllëm me dy ligjërata mjaft interesante!
Z. Avni Sfishta shtjelloi temën për 'Politikat energjetike në Kosovë në dritën e vendimeve strategjike politike dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor'. Diskutimi mbi energjinë dhe Axhendën e Gjelbër ngjalli interes të madh, duke çuar në një sesion energjik pyetjesh dhe përgjigjesh.
Seminarin e përmbyllëm me z. Shpend J. Lila (ICK - Innovation Centre Kosovo). Ishte kënaqësi ta kishim në Shkollën Politike për herë të parë teksa ai shtjelloi temën interesante të ICT-së (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit) dhe investimet në infrastrukturën dixhitale, arsimin dhe programet e trajnimit'.

I shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Këshillit të Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike.

Shihemi në seminarin e radhës!
Previous Article Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars
Next Article SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).
Print
10413 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023