U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në e premte, 24 qershor 20160

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

RSS
First1617181920212224
Aktivitetet më të shikuara
 
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë. Në kuadër të projektit Fuqizimi i rolit të OJQ-ve në çështjet e Efiçencës së Energjisë dhe Mbrojtjes Klimatike, që tash hyn në fazën e tretë brenda po aq viteve, PIPS organizoi punëtorinë e rradhës. Punëtoria kishte për qëllim diskutimin mbi situatën së Kosovës sa i përket çështjeve të Efiçencës së Energjisë dhe diskutimi i hapave të mëtejmë të Shoqërisë Civile në këtë fushë. Në punëtori ishin prezentë përfaqësues të OJQ-ve të cilët punojnë ose kanë punuar më parë me problematikën e Efiçencës së Energjisë në Kosovë. Kjo punëtori u hap nga Drejtoresha Ekzekutive e PIPS Leonora Kryeziu e cila shpjegoi rolin e PIPS në projekt dhe qëllimin e projektit fazat e mëtejme, që është ndikimi në bërje të politikave duke respektuar standardet e Efiçencës së Energjisë. Koordinatori i GIZ për Kosovë, organizatë kjo e cila është njëra ndër financueset e projektit, Avni Sfishta mbajti prezantimin e parë. Sfishta foli për potencialin e zhvillimit ekonomik që buron nga ndërtimi i objekteve me standarde të efiçencës së energjisë. Prezantimi i dytë u mbajt nga Naser Sahiti i cili foli për nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor që do të bënte të mundur jetësimin e politikave me respekt për Efiçencë e Energjisë. Sahiti gjithashtu vuri theksin në një bashkëpunim më të mirë mes shoqërisë civile me akterët politikë sidomos me ata lokal. Sipas Sahitit komunat duhet të kenë një zyrë për çështje të energjisë me njerëz kompetentë që do të bënin organizimin brenda komunës së tyre. Kjo për fillim do të vlente të paktën ato më të mëdha dhe zhvilluara ku do të operonin pastaj edhe komunat më të vogla. Sidoqoftë, shtoi Sahiti, duhet një bashkëpunim edhe me nivelin qendror pasi Ligji për Vetëqeverisje Lokale nuk i lejon Komunat të shtojnë vende pune në mënyrë të njëanëshme. Sahiti gjithashtu ka një studim me titull Reflektimi i Politikave Nacionale të Efiçencës së Energjisë, i bërë për PIPS i cili mund të shkarkohet online në ballinën e faqes, në gjuhën shqipe dhe angleze. Prezantimi i tretë dhe i fundit u mbajt nga përfaqësuesi i Organizatës Konsumatori Selatin Kaçaniku i cili foli për rëndësinë e rishikimit të produkteve duke vënë në qendër konsumatorin i cili shpesh blen gjëra pa e ditur saktë përbërjen e tyre. Sipas Kaçanikut tregu i Kosovës është i mbushur me produkte të cilat duhet rishikuar nga një autoritet i përgjithshëm.

Previous Article Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"
Next Article PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë
Print
20350 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2016