Aktivitetet më të shikuara
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë
Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.
Në javën e dytë mbajtëm një vizitë në Shtërpcë në vendpunimin e hidrocentralit që po ndërtohet. Vizita u mbajt me qëllim të njohjes më nga afër të ndikimit mjedisor të projektit si dhe aspekteve sociale (si mungesa e qytetarëve në konsultime publike) e administrative (parregullësitë me leje) të ndërtimit të hidrocentralit të ri. Si një shembull i green vs. green (një projekt që tenton prodhimin e pastër dhe të qëndrueshëm të energjisë e në anën tjetër shkakton dëm mjedisor përmes eksternaliteteve) kjo vizitë shërbeu si një pikënisje për gazetarët pjesëmarrës/e që të punojnë shkrimet e tyre me fokus në energji dhe mjedis, në kuadër të këtij projekti.
Në sesionin e fundit mbuluam këndvështrimet sociale, ekonomike, politike e mjedisore të raportimit, çasjen gjithëpërfshirëse të shkrimeve si dhe më gjerësisht për metodat e dobishme të hulumtimit.
Kjo punëtori organizohet si pjesë e projektit "Ngritja e kompetencave të gazetarëve kosovarë për cështjet e energjisë dhe mjedisit", i përkrahur nga GIZ.
Programet | |
Viti i publikimit | |