Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e mërkurë, 25 qershor 20250

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria e diel, 22 qershor 20250

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria

Gjatë këtij vikendi, përfunduam me sukses seminarin e tretë të Shkollës së Studimeve Politike me Gjeneratën e 23-të, të fokusuar në Paqe, Diplomaci dhe Siguri. Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime nxitëse të mendimit me ekspertë të shquar mbi politikën e jashtme, diplomacinë, pozicionimin ndërkombëtar dhe sigurinë e Kosovës.

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik e enjte, 29 maj 20250

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan temat si parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera, aftësitë kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale, modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike, si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin si dhe mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët.

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive e hënë, 19 maj 20250

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive

Shkolla Politike (Gjenerata 23) ka nisur zyrtarisht programin me seminarin e parë këtë fundjavë!

Nga data 11 deri më 13 prill, Shkolla Politike hapi zyrtarisht edicionin e saj të radhës me një seminar tre-ditor, ku pjesëmarrësit e Gjeneratës 23 filluan rrugëtimin e tyre njëvjeçar me entuziazëm dhe përkushtim. Programi nisi me prezantimin e partnerëve dhe përmbajtjes, ndërsa gjatë ditëve në vijim u zhvilluan diskutime të thelluara mbi shtetin, paqen, konfliktin dhe kohezionin social, nën moderimin e z. Ramadan Ilazi dhe me ligjërues si znj. Marta Gazideda, z. Dukagjin Gorani, z. Robert Muharremi, z. Enver Hasani, z. Betim Zllanoga dhe z. Senad Sabovic. Seminarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo, partnerët tanë strategjikë. Diskutimet dinamike, puna ekipore dhe reflektimet mbi sfidat e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse shënuan një fillim të fortë për këtë gjeneratë të re liderësh.

Falënderim i veçantë Këshillit të Evropës për mbështetjen e programit , si dhe Konrad Adenauer Stiftung Kosovo për mbështetjen e këtij seminari.

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23) e martë, 14 janar 20250

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23)

Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 23-të.

Kush mund të aplikojë?

Mirëpresim kandidatë nga partitë politike, institucionet publike, mediat, OJQ-të dhe bizneset. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor dhe njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme. Si profesionist aktiv në fushën tuaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kontribuar në të ardhmen e juaj!

Përfitimet nga Programi i Shkollës Politike të Prishtinës:

· Ngritje e njohurive në nxitjen e demokracisë, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

· Njohuri të thelluara nga ligjëruesit më prominent vendas dhe ndërkombëtarë.

· Certifikim nga Këshilli i Evropës

· Pjesëmarrje ekskluzive në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg.

· Pjesë e rrjetit tonë prej mbi 700 alumni.

Afati i Aplikimit: 31 Janar 2025

RSS
124678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja

Gjatë këtij vikendi, nga data 4 deri më 6 Tetor, u mbajt seminari i V-të, që përkon me seminarin e fundit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike të PIPS. Tema e këtij seminari ishte “Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja”, ku si element kishte më shumë punën në grupe dhe tema më praktike.

Gjatë ditës së shtunë, u zhvilluan diskutime interesante, ku u punua në strategjitë dhe mesazhet për fushatat politike, nën udhëheqjen e z. Neritan Sejamini. Seminari vazhdoi të dielën me një ligjëratë të z. Shkëlzen Osmani dhe z. Festim Rizanaj nga Hibrid.info, të cilët ndanë me pjesëmarrësit njohuri të thella mbi dezinformimin në epokën dixhitale, duke ofruar shembuj konkret dhe strategji se si mundemi ta luftojmë këtë dukuri. Në pjesën e pasdites, u shqyrtua populizmi si një formë e komunikimit politik nga z. Agon Maliqi, ku u diskutuan më konkretisht sfidat që paraqet kjo dukuri për demokracinë. Ky diskutim u pasua nga z. Valon Kurhasani, i cili theksoi rolin e partive politike si katalizatorë për angazhimin qytetar. 

Një falënderim të veçantë për të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit e gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike! Angazhimi, përkushtimi dhe diskutimet e tyre e pasuruan ndjeshëm Shkollën, duke kontribuar në cilësinë e ligjëratave dhe seminareve të mbajtura. 

Duke shikuar përpara drejt vizitës së pjesëmarrësve në Forumin Botëror për Demokraci/World Forum for Democracy në muajin në vijim!

Ky seminar u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Previous Article Seminarin Rajonal i Drejtësisë Tranzicionale në bashkëpunim me BFPE (Shkolla Politike e Serbisë) - 30 gusht - 1 shtator
Next Article Seminari i III-të i Gjeneratës së 22-të së Shkollës Politike - Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale
Print
21509 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024