Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja
Gjatë këtij vikendi, nga data 4 deri më 6 Tetor, u mbajt seminari i V-të, që përkon me seminarin e fundit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike të PIPS. Tema e këtij seminari ishte “Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja”, ku si element kishte më shumë punën në grupe dhe tema më praktike.
Gjatë ditës së shtunë, u zhvilluan diskutime interesante, ku u punua në strategjitë dhe mesazhet për fushatat politike, nën udhëheqjen e z. Neritan Sejamini. Seminari vazhdoi të dielën me një ligjëratë të z. Shkëlzen Osmani dhe z. Festim Rizanaj nga Hibrid.info, të cilët ndanë me pjesëmarrësit njohuri të thella mbi dezinformimin në epokën dixhitale, duke ofruar shembuj konkret dhe strategji se si mundemi ta luftojmë këtë dukuri. Në pjesën e pasdites, u shqyrtua populizmi si një formë e komunikimit politik nga z. Agon Maliqi, ku u diskutuan më konkretisht sfidat që paraqet kjo dukuri për demokracinë. Ky diskutim u pasua nga z. Valon Kurhasani, i cili theksoi rolin e partive politike si katalizatorë për angazhimin qytetar.
Një falënderim të veçantë për të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit e gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike! Angazhimi, përkushtimi dhe diskutimet e tyre e pasuruan ndjeshëm Shkollën, duke kontribuar në cilësinë e ligjëratave dhe seminareve të mbajtura.
Duke shikuar përpara drejt vizitës së pjesëmarrësve në Forumin Botëror për Demokraci/World Forum for Democracy në muajin në vijim!
Ky seminar u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Programet | |
Viti i publikimit | |