Ky raport paraqet një përmbledhje të analizave dhe gjetjeve në procesin e reformave në fushën e Efiçiencës së Energjisë dhe lidhshmërinë e tyre me procesin e zbatimit të agjendës Evropiane. Vlerësimi është i bazuar në dokumentet relevante që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare, procesin
e Berlinit, obligimet që dalin e marr në kuadër të Traktati i Komunitetit të Energjisë, procesin e transpozimit të Direktivave që lidhën e Efiçiencën e Energjisë, strategjinë e Energjisë, Planin Nacional te Veprimit për Efiçiencë te Energjisë, planin e veprimit të zbatimit të reformave Evropiane, si dhe zotimeve në kuadër te marrëveshje se Stabilizim Asociimit. Analiza sjell informata të rëndësishme në lidhje me trendin e zhvillimit të politikave në fushën e EE, nivelin e harmonizimit të tyre me obligimet e marra, me planifikimet e brendshme për te zbatuar këto obligime si dhe rekomandimet për hapat e nevojshëm për te arritur cakun e kursimit të energjisë në nivel vendi.