Number of search result: 31

OP-ED "Derogimi i të drejtave të njeriut gjatë pandemisë"

Maj 2022

Diona Kusari 0 2735 Article rating: No rating
Kur bota po kalonte krizën më të rëndë të shëndetit publik, vëmendja u kthye kah ndërmarrja e masave preventive.
Ky OP-ED shtjellon masat e ndërmarrura gjatë pandemisë në përpuethshmëri me të drejtat e njeriut dhe se si në raste të krizave publike si ajo e shkaktuar nga COVID-19, e drejta për jetë dhe e drejta për shëndet, racionalisht mbizotërojnë mbi të drejtat e tjera.

Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Rritja e reagimit të institucioneve të Kosovës në
adresimin e pasojave socio-ekonomike dhe politike të COVID-19, përmes prodhimit të
rekomandimeve të politikave të bazuara në prova”, mbështetur nga Balkan Trust for Democracy,
Projekt Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara dhe USAID.

Një vështrim i përgjithshëm i politikave dhe përpjekjeve rreth P/CVE në Ballkanin Perëndimor (II)

Prill 2022

Diona Kusari 0 3351 Article rating: No rating
Rritja e jostabilitetit dhe konfliktet e hapura ushtarake kanë shkaktuar fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë në mbarë botën. Si rezultat, vendet ndërmorën veprime të menjëhershme për të parandaluar dhe kriminalizuar pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e huaja.

Kjo analizë e politikave synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u përballën me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE). Është e dyta e një serie analizash mbi këtë çështje.

Më saktësisht, kjo analizë ofron një këndvështrim statistikor rajonal në lidhje me numrin e qytetarëve që i bashkohen konflikteve të huaja, si dhe një pasqyrë të nismave të riatdhesimit dhe riintegrimit të ndërmarra nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Opinioni Publik në Kryeqytet: Vlerësimi i Kënaqshmërisë me Shërbimet Komunale

Mars 2022

Diona Kusari 0 3819 Article rating: No rating
Kjo analizë e politikave synon të vlerësojë performancën e komunës së Prishtinës gjatë mandatit të kaluar, bazuar në një anketë mbi kënaqësinë e publikut me shërbimet komunale.

Kjo do t’u mundësonte vendimmarrësve të kuptojnë performancën e perceptuar të institucioneve vendore dhe të planifikojnë dhe të japin përparësi në përputhje me rrethanat.

Duke marrë parasysh rolin që qeveritë komunale luajnë në ofrimin e shërbimeve publike për popullatën, identifikimi i perceptimeve të qytetarëve dhe fushave të shqetësimit është me rëndësi të madhe për politikëbërësit në nivel lokal.


Sfidat e përditshme për promovimin dhe zbatimin e të drejtave dhe mbrojtjeve për qytetarët e Komuniteteve Joshumicë në Republikën e Kosovës

Mars 2022

Diona Kusari 0 2218 Article rating: No rating
Ky raport është përgatitur si rezultat i një tryeze të rrumbullakët mbi rininë, sigurinë dhe
zhvillimin njerëzor në Kosovë në dhjetor 2021 dhe katër diskutime në fokus grupe të organizuara nga HD dhe PIPS gjatë shkurtit 2022, me pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Pjesëmarrësit përfshinin politikëbërës, zyrtarë qeveritarë, aktivistë të
shoqërisë civile, studiues dhe studentë. Raporti është përgatitur në bazë të kontributit të pjesëmarrësve me mbështetjen e Dr. Mark Baskin, Leonora Kryeziu, Dr. Ramadan Ilazi dhe Ermal Boshnjaku.

Raporti tregon se me ndërhyrje modeste nga ana e qeverisë, kontakti me pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë
mund të përmirësojë dukshëm jetën e përditshme të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.

Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë

Mars 2022

Diona Kusari 0 3756 Article rating: No rating
Gjatë 21 muajve nga ‘pacienti zero’ e deri në mesin e dhjetorit 2021, gjatë pandemisë Kosova ka kaluar nëpër kriza të shumëfishta. Kriza e drejtpërdrejtë është ajo e shëndetit publik.
Krahas krizës socio-ekonomike, e cila është kriza më serioze, gjatë pandemisë Kosova gjithashtu ka kaluar në krizën më serioze politike në historinë e saj si shtet, me jostabilitet politik të paparë deri më tani këtu.

Kjo analizë politikash synon të analizojë këto dhe zhvillime të tjera në Kosovë gjatë pandemisë, dhe fushëveprimi i saj janë tri komponentë: (jo)stabiliteti politik dhe qeverisja, funksionimi i organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe liria e mediave.

Në këtë kontekst, në të analizohen pasojat e pandemisë dhe ndikimi i tyre negativ në këto tri komponentë të funksionimit të shtetit.

Reforma e Sistemit të Drejtësisë gjatë vitit 2021

Janar 2022

Diona Kusari 0 3780 Article rating: No rating
Sistemi i drejtësisë deri më tani ka kaluar nëpër reforma të vazhdueshme dhe ka pasur përpjekje nga Qeveri të ndryshme për të trajtuar me prioritet sfidat afatgjata që pamundësojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe ofrimin e drejtësisë për qytetarët. Kjo analizë ka për qëllim të diskutojë gjendjen aktuale të reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë gjatë vitit 2021, në veçanti në kontekst të zbatimit të MSA-së dhe reformave të tjera për integrim në BE.

Kosova si një akter racional në shoqërinë ndërkombëtare - Rasti i kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm

Shtator 2021

Diona Kusari 0 4000 Article rating: No rating
A është Kosova akter racional dhe anëtar përgjegjës i bashkësisë demokratike ndërkombëtare?

Në punimin e fundit PIPS ka analizuar qasjen dhe rolin e Kosovës në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Publikimi hedh dritë mbi shembujt dhe rastet që tregojnë se:
Në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, Kosova është demonstruar si akter racional, duke marrë përgjegjësinë për riatdhesimin dhe riintegrimin e qytetarëve të saj nga zonat;
Institucionet e Kosovës kanë treguar kapacitet për të marrë përsipër dhe për të përmbushur angazhimet globale që kontribuojnë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare;
Kosova gëzon tolerancë fetare por raportimi i mediave ndërkombëtare ka krijuar përshtypjen se vendi është i rrënuar nga radikalizimi fetar dhe ekstremizmi;
Tutje, Kosova ka identifikuar edhe radikalizimin etno-politik si të dëmshëm për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e tij.

Deri në çfarë mase është integruar programi elektoral i Vetëvendosjes në Programin Qeveritar?

Shtator 2021

Diona Kusari 0 5902 Article rating: No rating
Raporti trajton nivelin e integrimit të premtimeve elektorale në programin qeverisës, rrjedhimisht dhe rëndësinë e fizibilitetit dhe llogaridhënies rreth premtimeve elektorale.

Shkalla e rezultateve elektorale të Vetëvendosjes, për herë të parë në periudhën pas vitit 1999 lejoi që një parti politike në Kosovë të formojë qeverinë me mbështetjen e vetme të partive politike jo-shumicë.

Ky raport i shkurtër ka diskutuar përmbajtjen e Programit Qeveritar të Republikës së Kosovës 2021-2025, në lidhje me programin elektoral të Vetëvendosjes, rezultatet tregojnë se grupi më i lartë i këtyre premtimeve nuk është i integruar në programin qeverisës, duke përbërë një shifër prej rreth 48%.

Të dhënat janë zgjedhur dhe kategorizuar nga Lëvizja FOL, ndërsa raporti është përgatitur nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).
Raporti është punuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, në kuadër të projektit "Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies për reforma".
RSS
1234