Një diskutim i shkurtër mbi rëndësinë e MSA-së dhe Dialogut Politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE)

Maj 2021

Diona Kusari 0 6395 Article rating: No rating
Publikimi "Një diskutim i shkurtër mbi rëndësinë e MSA-së dhe Dialogut Politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE)" argumenton rëndësinë e shfrytëzimit të Titullit II për Dialogun Politik nga Kosova për të arritur mbështetjen e BE-së në konsolidimin e dimensioneve të jashtme shtetërore përmes bashkëpunimit me BE-në, në përvjetorin e pestë të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Përtej asaj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi përbën një pjesë të rëndësishme të Titullit II, ky kapitull ofron potencial të pashfrytëzuar për mënyrat tjera të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Ky publikim analizon ngecjet nga ana e Kosovës në shfrytëzimin e këtij potenciali dhe ofron rekomandime për mënyrën e aplikimit tash e tutje.

Ky publikim është publikuar në kuadër të Programit për Analizë të Politikës së Jashtme të PIPS. Publikimi u mundësua me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile.

Reforma e sistemit të inspektimeve në Kosovë

Prill 2021

Diona Kusari 0 6189 Article rating: No rating
Mjedisi afarist në Kosovë mbikëqyret nga mbi 30 inspektorate, të cilët janë krijuar nga viti në vit në mënyrë të çorganizuar dhe pa politika unike, koherente e të koordinuara mirë.
Reformimi i inspektimeve ka qenë pjesë e prioriteteve të përbashkëta politike për zbatimin e MSA-së, përmes Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që nga nëntori 2016, kur ERA ishte miratuar nga Qeveria.

Kjo analizë politikash e trajton këtë reformë në tri aspekte. Së pari, përshkruhet gjendja aktuale lidhur me këtë reformë. Së dyti, identifikohen mangësitë dhe sfidat me të cilat mund të përballet zbatimi i saj. Së treti, jepen propozime konkrete..

Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara?

Janar 2021

Diona Kusari 0 5853 Article rating: No rating

Publikimi i fundit i PIPS adreson temën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Publikimi është mbledhur përmes një formati të veçantë, i cili përmbledh pikat kryesore të tre diskutimeve të ndara me ekspertë mbi temat e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Drejtësia Tranzicionale dhe Ballafaqimi me të kaluarën, si dhe Politika e Jashtme dhe Bashkëpunimi Rajonal.

Anketa vjetore Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi

Dhjetor 2020

Diona Kusari 0 6268 Article rating: No rating

Anketa 'Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës' botohet në baza të përvitshme në kuadër të Programit për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ), që është një nga programet kryesore të PIPS. Ky është edicioni i tretë i anketës, i publikuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.

Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë për: Politikën ndërkombëtare dhe akterët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare & Procesin e dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për Marrëveshjen e Washington-it, asocacionin e komunave serbe si dhe arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Pasojat e Covid-19 në politikën ndërkombëtare

Shtator 2020

Diona Kusari 0 6538 Article rating: No rating

Megjithëse përparimet teknologjike dhe shkencore të dekadave të fundit kanë përmirësuar aftësinë e njeriut për t'iu përgjigjur sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasojat e tyre nuk janë të vogla, kështu që koronavirusi ka qenë një faktor i rëndësishëm prapa ndryshimeve të fundit në fushën e diplomacisë dhe marrëdhëniet midis qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Pyetjet kryesore që vërtiten rreth një enigme të tillë kanë të bëjnë me implikimet gjeopolitike që janë prodhuar në rendin aktual botërorë dhe aktorët ndërkombëtarë. Ky punim i shkurtër përshkruan disa efekte që Covid-19 ka pasur në politikën ndërkombëtare deri më tani. Ky dokument rendit tre fusha në të cilat Covid-19 mund të prodhojë ndikim thelbësor: marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës, idetë e globalizimit dhe konfliktit të armatosur dhe dhunës politike. 

Partitë politike - Funksioni dhe organizimi në shoqëritë demokratike

Gusht 2020

Diona Kusari 0 7447 Article rating: No rating

Ky libër i paraqet partitë politike si institucione qendrore të demokracisë moderne. Karakteristikat dhe funksionet e partive, elementi bazik i organizimit të tyre, konteksti politik dhe social, si dhe problemet e demokracisë së partisë dhe sfidat e veçanta që partitë ballafaqohen me to janë temat kryesore. Në libër PIPS prezantohet me punimin "Partitë politike në Kosovë". Vecanërisht, kjo pjesë ofron një analizë përshkruese të historikut që ka formësuar partitë politike në Kosovë që nga viti 1945, përshkruan partitë aktuale parlamentare dhe tiparet e tyre kryesore, diskuton aspektet ideologjike të partive politike dhe ndikimet e tyre mbi sistemin politik, duke u fokusuar vecanërisht në bashkëpunimin partiak pas vitit 1999.

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë - Faza e dytë

Qershor 2020

Diona Kusari 0 7127 Article rating: No rating

Kjo analizë politikash e trajton reformën e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë me qëllimin për të kontribuuar në zbatimin e fazës së dytë të kësaj reforme. Nga njëra anë, këtu vlerësohet gjendja aktuale lidhur me agjencitë e kësaj faze. Nga ana tjetër, analiza diskuton opsionet e mundshme për racionalizimin e tyre.

RSS
First2345791011