Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë e martë, 11 maj 20210

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021 e diel, 21 mars 20210

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike e mërkurë, 24 shkurt 20210

Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike

Më 23 Shkurt u mbajt ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike. Me këtë rast, tridhjetë pjesëmarrës janë çertifikuar dhe kanë përmbyllur ciklin e Shkollës Politike të Këshillit të Evropës.
THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS e martë, 9 shkurt 20210

THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS

PIPS ka hapur thirrjen për aplikime për praktikantë/e me pagesë. Puna praktike është part-time (20 orë në javë) për 2 muaj (me pajtimin e dy palëve mund të zgjatet).

Praktikantët do të angazhohen në:
​- Organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitete që zhvillohen në kuadër të programeve të PIPS
- Asistencë në hulumtim dhe shpërndarjen e informacionit dhe publikimeve të prodhuara nga organizata
- Mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrës

Afati i fundit për aplikim është 21 Shkurt 2021.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV-në dhe një letër motivimi në e-mailin: shkolla.politike@gmail.com
 

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi e premte, 18 dhjetor 20200

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi

PIPS ka lansuar serinë e diskutimeve me ekspertë dhe akademikë për dialogun Kosovë-Serbi.

Me datat 15,16 dhe 17 Dhjetor PIPS ka organizuar tre diskutime me ekspertë dhe akademikë për të diskutuar për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, Drejtësinë tranzicionale dhe Politikën e Jashtme si pjesë e serisë së diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi.
RSS
First910111214161718Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Tryeza "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritjet" dhe lansimi i raportit "ERA e Ngecjes"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Tryeza "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritjet" dhe lansimi i raportit "ERA e Ngecjes"

Më 28 Maj 2018, u organizua Tryeza e Diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë". Gjatë kësaj ngjarje znj. Albana MERJA nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezantoi të gjeturat prej raportit mbi implementimin e Agjendës për Reforma Evropiane, të titulluar "ERA e ngecjes" dhe u mbajt një panel diskutimi. Në panel gjithashtu kontribuan znj. Dhurata HOXHA - Ministre e Integrimeve Evropiane, znj. Nataliya APOSTOLOVA - Shefe e Zyrës së BE në Kosovë dhe Znj. Gerrie WILLEMS - Ambasadore e Mbretërisë Holandeze në Kosovë. Panelistet u shprehën mbi të arriturat dhe ngecjet në implementimin e prioriteteve në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane. U theksua nevoja për një koordinim të gjerë ndërinstitucional por edhe ndërshoqëror, për zbatimin e plotë të ERA-s, implementimi i plotë i së cilës do të sjellë përfitime të mëdha për Kosovën në disa fusha, me theks të veçantë në sundimin e ligjit. Tryeza u organizua në kuadër të Projektit "Monitorimi i Agjendës Evropiane të Reformave" implementuar nga tre organizata partnere: Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP, financuar nga programi MATRA i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës.

Previous Article Pjesëmarrja në Forumin Botëror të Demokracisë Strasburg 2016
Next Article Vizitë studimore me deputetë në Berlin rreth praktikave më të mira për efiçiencën e energjisë
Print
42359 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2018