Udhëzuesi për shërbimet digjitale komunale - Komuna e Suharekës

Janar 2025

Jon Krasniqi 0 288 Article rating: No rating

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, ka realizuar një manual praktik për përdorimin e shërbimeve digjitale në këtë komunë.

Ky udhëzues ofron informata të detajuara mbi mënyrën e përdorimit të platformave si eKosova dhe Ndreqe.com, të cilat janë identifikuar si shërbimet më të përdorura nga qytetarët, bazuar në një anketë të fundit. Anketa ka evidentuar sfidat që qytetarët hasin në përdorimin e faqes së komunës dhe ka reflektuar nivelin e kënaqësisë së tyre me shërbimet online, duke nxjerrë në pah edhe mënyrat e preferuara të informimit rreth tyre.

Ky projekt synon të rrisë transparencën dhe të fuqizojë zyrtarët publikë në përputhje me Reformën e Administratës Publike dhe si aktivitet të fundit, kishte krijimin e këtij manuali që adreson nevojat e qytetarëve dhe lehtëson qasjen e tyre në shërbime.

Manuali është prodhuar në kuadër të projektit “WeBER 3.0” për Reformën e Administratës Publike në Ballkanin Perëndimor. WeBER zbatohet nga Think for Europe Network (TEN) dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike (KDZ). PIPS është një nga përfituesit e WeBER 3.0 në kuadër të Local PAR Citizen Engagement Small Grant Facility 2024/2025. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Përmbajtja e këtij manuali reflekton pikëpamjet e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht ato të BE-së, ADA-s, TEN-it apo KDZ-së.

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut

Janar 2025

Jon Krasniqi 0 556 Article rating: No rating

Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut, e mbajtur më 25 nëntor 2024, në Prishtinë, shënoi një moment të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt bashkëpunimit ndërrajonal. Ngjarja ofroi një platformë unike për të eksploruar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të Kosovës dhe Azisë Jugore (Bangladesh, Indi, Nepal, Pakistan dhe Shri Lanka) ndërmjet këtyre rajoneve të ndryshme.

Ky dokument i shkurtër përmbledh të gjeturat kryesore nga ky aktivitet, të organizuara rreth tre shtyllave kryesore: qeverisja demokratike, diplomacia ekonomike dhe roli i aktorëve jo-shtetërorë në nxitjen e bashkëpunimit. Dokumenti ofron rekomandime praktike për politikëbërësit dhe akterët e tjerë të përfshirë, me synim forcimin e marrëdhënieve ndërrajonale dhe pozicionimin e Kosovës si një akter aktiv në arenën ndërkombëtare.

RSS