Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: Perceptimet e qytetarëve Kosovarë është hulumtimi i radhës i PIPS, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Rezultatet e këtij hulumtimi/ankete hedhin dritë mbi perceptimet e qytetarëve kosovarë për një sërë dimensionesh të procesit integrues në BE. Anketa ofron të gjetura interesante lidhur me përshtypjet e kosovarëve për të ardhmen e shtetit të tyre, paramendimin e BE-së si mundësi për përmirësim të institucioneve dhe të cilësisë së jetës së përditshme, si një ‘e ardhme e premtuar’, largësia e saktë e të cilës nuk bëhet plotësisht e qartë.
Hulumtimi është organizuar në 38 komuna të Kosovës me 1200 respondentë, prej të cilëve 800 shqiptarë, 200 serbë dhe 200 pakica të tjera.