Number of search result: 46

Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të

Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të

13 prill 2022

Përmbyllet me sukses seminari i I-rë i Gjeneratës së 20-të të Shkollës Politike!

Gjatë datave 1,2 dhe 3 prill, PIPS mbajti seminarin e I-rë me gjeneratën e 20-të të Shkollës Politike me temën “Shteti dhe Shoqëria”, e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime të frytshme si dhe debate dhe punë në grupe. Shkolla Politike ishte me fat të kishte pjesë së saj ligjërues me tema të ndryshme si: Dr. Fisnik Korenica (Shteti si kornizë themelore e jetës politike: Shtetndërtimi dhe sovraniteti), Dr. Lumir Abdixhiku (Zhvillimi Politik), Dr. Gëzim Krasniqi (Marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe Shoqërisë), Dr. Ramadan Ilazi (Zbërthimi i konceptit të shtetit në kontekstin e studimeve të paqes dhe konfliktit), Prof. Iain McMenamin (Përcaktimi, matja dhe luftimi i korrupsionit), Dr. Seb Bytyçi (Institucionet në vendet në transformim), Dr. Bernard Nikaj (Procesi i Integrimit Evropian) dhe Dr. Gëzim Visoka (Paqendërtimi dhe drejtësia tranzicionale).

Gjenerata e 20-të solli një frymë dhe dinamikë të re në Shkollën Politike.
e mërkurë, 13 prill 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (7432)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË

28 dhjetor 2021

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e njëzetë (20).

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës.


KUSH MUND TË APLIKOJË?⁣⁣
⁣⁣
Kandidatët të cilët mund të aplikojnë për të vijuar programin e Shkollës Politike duhet të plotësojnë kriteret:⁣⁣

 Përfaqësues të partive politike, institucioneve publike, medias, OJQ dhe biznesit;⁣⁣
 Të ketë diplomuar së paku në nivelin Bachelor;
 Njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme;⁣⁣
 Të mos ketë tejkaluar moshën 40 vjeçare;
 Qytetarë të Republikës së Kosovës;
 Aktiv dhe aspirues për tu veçuar në fushën e tyre të veprimit.

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin online përmes: http://pips-ks.org/apliko/

AFATI PËR APLIKIM ËSHTË DERI MË 21 JANAR 2022.
e martë, 28 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (11587)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë

Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë

6 dhjetor 2021

Gjatë datave 3-4 Dhjetor u mbajt seminari i katërt dhe i fundit i Shkollës Politike për vitin 2021. Seminari u fokusua në funksionimin e partive politike dhe komunikimin politik.

Në përfundim të seminarit, u mbajt ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e certifikatave për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë të Shkollës Politike.
e hënë, 6 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (7980)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

23 nëntor 2021

​Së bashku me 20 pjesëmarrës/e, të rinjë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 5 ligjërues/e të shkencave politike e juridike​, kemi përmbyllur Seminarin për Edukim Politik tejet të suksesshëm.

Seminari u pilotua si një format i ri për të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë inspiruar nga programi i Shkollës Politike, dhe patëm kënaqësinë të dëshmojmë energjinë e këtyre të rinjëve për të avokuar për avancimin e pozitës së komunitetit të tyre dhe kapacitetin e një formati të tillë të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për definimin e ideve e kërkesave të përbashkëta.
e martë, 23 nëntor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (8556)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021

12 nëntor 2021

Edhe këtë vit Shkolla Politike e Prishtinës ka kënaqësinë të jetë pjesë e World Forum for Democracy / Forum mondial de la Démocratie.

Nga Shkolla jonë po marrin pjesë Blin Berdoniqi, Shpetim Shujaku, Mrika Nikqi dhe Valmira Morina.

Forumi po organizohet të dhjetën herë me rradhë në premisat e Këshillit të Evropës në Strasburg gjatë 8 - 10 Nëntor 2021.

Me temën "A mundet demokracia ta shpëtojë mjedisin?" forumi përmban seanca plenare dhe diskutime që trajtonë tema si: ndërmarrësinë e gjelbër, kuvendet e qytetarëve për klimën, drejtësinë mjedisore, qytetet e qëndrueshme, të drejtat e njeriut për mjedisin, komunitetet në ruajtjen e mjedisit, partneritetet publike-private për mjedisin dhe edukimin mjedisor.

Shkolla Politike e Prishtinës poashtu pati mundësinë të vizitojë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Politike vizituan edhe Konsulatën e Kosovës në Strasburg dhe u pritën nga ambasadorja, znj. Mimoza Ahmetaj.
e premte, 12 nëntor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (9467)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

21 tetor 2021

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka startuar me programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër to Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.
e enjte, 21 tetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (8034)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
12345678