Politika e jashtme
Programi për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ) është i themeluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në vitin 2014. Programi ka për qëllim të analizojë dhe përkrahë integrimin Euro-Atlantik të Kosovës, duke prodhuar studime mbi zhvillimet e politikës rajonale, evropiane dhe globale, si dhe efektet e tyre mbi pozicionin e Kosovës.
Në një vështrim më të ngushtë, programi synon të fuqizojë debatit që i shërben integrimit të plotë të Kosovës brenda sistemit ndërkombëtar, të rrisë transparencën në fushën e politikës së jashtme kosovare karshi qyetetarëve, të lehtësojë procesin e zgjedhjes së politikave për vendimmarrësit dhe të rrisë kapacitetet e diplomacisë kosovare.
Përmes hulumtimit cilësor programi është i përkushtuar të shërbejë si urë lidhëse mes zyrtarëve Qeveritarë, politikbërësve, qytetarëve, diplomatëve, gazetarëve, shkollarëve etj. PAPJ është programi i parë dhe më eminent i dedikuar për hulumtimin e politikës së jashtme në Kosovë.